E dielë, 21 dhjetor, 2014

Lajme / Ballkani

Haxhinasto mbi TAP-in dhe Albpetrolin

Haxhinasto: Jam optimist se projekti TAP do të miratohet. Ministria ka filluar procedurat ligjore për të marrë garancinë prej 10%, për privatizimin e Albpetrolit.

x
Arben Xhixho
Shqipëria, Italia dhe Greqia nënshkruan sot në Athinë marrëveshjen për linjën e re të gazsjellësit TAP, që synon të furnizojë Evropën me gaz nga Azarbaixhani, për ta bërë Evropën më pak të varur prej furnizimit me gaz nga Rusia. Gazsjellësi TransAdritiak kalon nga Turqia në Greqi dhe Shqipëri për të përfunduar në jug të Italisë. TAP-i  është një prej dy projekteve konkurruese për furnizimin me gaz nga Deti Kaspik. Projekti tjetër, Nabucco West, kalon nga Turqia në Bullgari, Rumani dhe Hungari për të përfunduar në Austri. Shtetet e Bashkuara mbështesin krijimin e korridorëve të rinj energjitikë pët të shtuar shumë-llojshmërinë e burimeve energjitike për Evropën, por nuk mbështesin ndonjë projekt të veçantë. Sipas zyrtarëve amerikanë vendimi se cili projekt do të fitojë është një vendim biznesi që duhet ta marrin firmat e interesuara për ndërtimin e gazsjellësit. Vendimi pritet të meret pas disa muajsh nga koncorsiumi që shfrytëzon gazin në Detin Kaspik. TAP-i, në se zgjidhet, është një projekt i madh energjitik për Shqipërinë në kënvështrimin afatgjatë. Një projekt tjetër i rëndësishëm energjitik ishte edhe shitja e Albpetrolit, e cila tashmë është vënë në pikëpyetje pas dështimit të privatizimit të tij. Ministri i Energjitikës i Shqipërisë Edmond Haxhinasto, i cili nënshkroi në Athinë marrëveshjen e Gazsjellësit TransAdriatik për palën shqiptare, dha një intervistë për Zërin e Amerikës, në emisionin Ditari. 

Zëri i Amerikës:  Zoti Haxhiansto, a nënkupton marrëveshja e sotme, që tashmë Greqia, Shqipëria dhe Italia i kanë përfunduar gjithë procedurat paraprake dhe janë në pritje të vendimit të koncorsiumit azerbaixhanas se cili projekt do të zgjidhet për tubacionin? 

Edmond Haxhiansto: Po, kështu është. Kjo firmosje e përfundoi të gjithë punën përgatitore që oferta nga gazsjellësi TAP të paraqitet tek konsorciumi i Shah Denizit, i cili do të marrë vendimin përfundimtar në muajin qershor të këtij viti.

Zëri i Amerikës:  Të dyja projektet kanë avantazhe dhe disavantazhe ndaj njeri tjetrit. TAP-i është thënë, duke qënë më i shkurtër është më i lirë për t’u ndërtuar, por ai përfundon në jug të Italisë, larg tregjeve kryesore të Evropës, ndërsa  Nabucco kushton më shtrenjtë por është më pranë tregjeve kryesore pasi përfundon në Austri. Sipash jush cilat janë avantazhet e TAP-it ndaj Nabuccos?

Edmond Haxhiansto: Sigurisht, janë disa avantazhe që projekti TAP ka. Së pari, kalon në më pak shtete, pra është më e lehtë për t’u menaxhuar, por edhe për të arritur në marrëveshjen e ndarjes së përgjegjësive përsa i përket ndërtimit dhe menaxhimit të tij. Së dyti, siç e thatë edhe ju, është projekti më i leverdisshëm pasi është më i shkurtër dhe ka përputhshmërinë më të mirë me kapacitetet aktuale të nxjerrjes së gazit në zonën gazmbajtëse të Shah Denizit. Po kështu, kjo do të thotë që edhe kthimi i investimit për këtë projekt është më i miri. Pra, në tërësinë e tyre këta faktorë e bëjnë projektin TAP shumë më të avancuar sesa projekti tjetër. Ka edhe disa aspekte të tjera që kanë të bëjnë edhe me marrëveshjen që nënshkruam sot. Për TAP-in janë përfunduar të gjitha procedurat për t’u paraqitur si projekt i plotë në marrëveshjet e gjithë qeverive, ndërsa për Nabuccon akoma nuk është arritur kjo gjë.    

Zëri i Amerikës:  Zoti Haxhinasto, në qoftë se zgjidhet TAP-i, cili është afati kohor për ndërtimin e tij?

Edmond Haxhiansto: Është e rëndësishme që njëherë të miratohet, dhe unë jam shumë optimist që kjo gjë do të ndodhë. Së pari të merret vendimi në qershor të këtij viti dhe më pas të fillojë puna për ndërtimin e tij. Parashikohet se deri në vitin 2017 ky projekt do të përfundojë.

Zëri i Amerikës:  Nëse zgjidhet projekti TAP, cilat do të ishin përfitimet për Shqipërinë? 

Edmond Haxhiansto:  Përfitimet për Shqipërinë do të thoja se janë jo vetëm tek pagesa që merret për tranzitin e gazit, e cila nuk është ndonjë shumë e jashtëzakonshme, edhe pse sigurisht është një shumë e rëndësishme, shkon tek rreth 60 milionë euro. I rëndësishëm është përfitimi i gazit të lirë dhe krijimi i mundësisë për të furnizuar tregun e gazit në Shqipëri, që do të thotë mundësi për shpërndarje të vazhdueshme në këtë rrjet, pra në këtë treg të gazit të lirë, i cili ka impakt të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së energjisë për qytetarët. Por mbi të gjitha, ka një përfitim tjetër shumë të madh që është punësimi i shumë qytetarëve shqiptarë. Mbi 20 mijë qytetarë shqiptarë do të punësohen nga ky projekt, pra nga ndërtimi dhe më pas nga menaxhimi i tij. Po kështu, përfitim i madh është edhe investimi që do të realizohet. Janë mbi 2 miliardë euro të cilat do të investohen për të realizuar konkretisht këtë projekt. Sigurisht, që ka edhe përfitime të tjera. Një burim i tillë i vazhdueshëm do të ketë mundësi lidhjeje me rrjetin e rajonit, do të ketë mundësi që të degëzohet drejt Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi, por edhe më tej drejt Bosnjes dhe Kroacisë, duke e bërë kështu Shqipërinë një nyje shumë të rëndësishme të rrjetit të gazit në rajon. Do të thoja gjithashtu se realizimi i këtij projekti e bënë Shqipërinë me një rëndësi tjetër gjeostrategjike. Veçanërisht përsa i takon sigurisë energjitike të vetë Europës, pasi është një përgjegjësi e madhe dhe një rol i ri – një peshë e re, do të thoja – nëse ky burim i rëndësishëm energjie për Europën do të kalonte nga Shqipëria.

Zëri i Amerikës:  Zoti Haxhinasto, le të ndalemi për pak momente tek një tjetër projekt i madh që u drejtua nga ministria juaj. Bëhet fjalë për shitjen e Albpetrolit tek koncorsiumi Vetro Energy, që duket se dështoi. Cilat janë shkaqet e këtij dështimi sipas jush?

Edmond Haxhiansto:  Unë do të thoja së pari se ky ka qenë një proces shumë transparent, i cili është realizuar krejtësisht në përputhje me legjislacionin, pra me ligjin përkatës të miratuar për këtë privatizim. Hapja e ofertave është bërë live në sytë e publikut, dhe të gjithë e panë, gjithashtu live, se cilat ishin ofertat që ishin ofruar. Përsa i takon pamundësisë së kompanisë fituese – ose më mirë të themi të ofertës më të mirë të paraqitur – për të paguar garancinë e kontratës me vlerë 20 për qind të vlerës së ofertës, mund të them se kjo është çështje e kompanisë. Ajo nuk ka arritur të sigurojë këtë shumë dhe sigurisht që përgjegjësitë mbeten me të.          

Zëri i Amerikës:  Zoti Haxhinasto, do doja të ndaleshim tek një moment tjetër, para se të flasim për 20 përqindëshin, para se kjo kompani të bënte depozitimin e 20 përqindëshit, ajo duhet të bënte fillimisht depozitimin e një shume prej 10 për qind të vlerës së përgjithshme. U fol që kjo ishte banka American Charter Bank. Në fillim të procesit të privatizimit, zëvendës ministri Sokol Dervishaj në një konferencë për shtyp në Tiranë, kur u shpall fituesi i tenderit, tha se ministria si dhe konsulenti amerikan, firma Patton Boggs, e kishin verifikuar depozitën e bërë në bankën American Charter Bank. A ekzistoi ndonjëherë në fakt kjo depozitë prej 10% , që qeveria shqiptare tani nuk po e tërheq dot?

Edmond Haxhiansto: Sigurisht që këtu bëhet fjalë për një komunikim që bëhet me bankën nëpërmjet konsulencës, e cila ka raportuar se kjo garanci është e vlefshme, siç u deklarua edhe nga zv/ministri Dervishaj. Tashmë unë duhet t’ju them që Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës ka filluar procedurat përkatëse ligjore për të kërkuar këtë garanci; tashmë është dërguar gjithë praktika e nevojshme relevante që kjo shumë të paguhet, e në rast se jo, ai që e ka nxjerrë këtë garanci të përballet me detyrimet ligjore që ka.

Zëri i Amerikës:  Kush e ka nxjerrë garancinë?

Edmond Haxhiansto: Pikërisht banka që ju thatë.

Zëri i Amerikës:  Por sipas disa njoftimeve të tjera kjo bankë (American Charter Bank) mohon që të ketë nxjerrë garanci. A jeni ju në tratativa me këtë bankë, a po merret firma konsulente “Patton Boggs” për të marrë depozitën?

Edmond Haxhiansto: Ne na rezulton që kjo bankë ka paraqitur dokumentin në fjalë  i cili u citua edhe nga zv/ministri Dervishaj.

Zëri i Amerikës:  Në qoftë se do të spekulojmë për një moment,  ju jeni të bindur se kjo shumë është depozituar, ka ekzistuar një garanci, dhe kush ka qenë i interesuar le të themi për të “falsifikuar” këtë lloj garancie në qoftë se ajo nuk ekziston?

Edmond Haxhiansto: Unë nuk mund të bëj shprehje të tilla apo qëndrime të tilla pasi kjo është një çështje ligjore, një çështje që bëjnë institucionet e specializuara; unë mund të them që ne na është paraqitur një dokument nga kjo bankë, i cili në gjykimin e komisionit përkatës, dhe të konsulencës ka qenë e vlefshme. E përsëris, ne kemi filluar të gjitha procedurat përkatëse ligjore për të kërkuar këtë shumë dhe në rast se kjo nuk bëhet atëherë ne do të ndjekim rrugët ligjore për të kërkuar këtë detyrim që ka kjo bank ndaj nesh.

Zëri i Amerikës:  Ju në fillim thatë se procedurat ishin transparente për privatizimin e Albpetrolit, pra që të gjitha ofertat u hapën në sy të publikut, por ka mbetur një element i pasqaruar. A e dinte ministria juaj që shumica e firmës fituese kontrollohej nga biznesmeni shqiptar Taçi?

Edmond Haxhiansto: Kjo nuk ka qenë kërrkund e shkruar, në asnjë dokument të paraqitur nga kjo kompani. Ne e kemi marrë vesh në momentin kur është bërë publike nga personi që ju cituat.

Zëri i Amerikës:  Cili është statusi i sotëm i procesit të privatizimit të Albpetrolit. A pritet të rihapet përsëri procesi? 

Edmond Haxhiansto: Unë iu thashë që ky është një proces i bazuar në ligj dhe si i tillë do të vazhdojë deri në fund. Është marrë një vendim nga ana e qeverisë që e quan ofertën e asaj që iu cituat në fillim si fitues të pavlefshme...
Zëri i Amerikës:  Tani do të rihapet nga e para apo do të vazhdoni praktikën me firmat...

Edmond Haxhiansto: Kjo do të thotë e shprehur shumë qartë në vendimin e Këshillit të Ministrave që të shqyrtohet oferta me rradhë nga komisioni, dhe është komisioni ai që do të gjykojë më pas nëse do të vazhdojë ky proces vlerësimi apo do të quhen oferta të pavlefshme dhe këtu do të mbyllet çështja

Zëri i Amerikës:  Tashmë që afatet kanë përfundura, firmat mund të mos jenë më të interesuara, ajo që doli e dyta apo e treta përshembull.

Edmond Haxhiansto: Kjo është një e drejtë ekskluzive e komisionit për të vlerësuar dhe e kompanive që kanë paraqitur ofertat e tyre nëse duan të vazhdojnë më tej ose jo, dhe një vendim i tillë mbetet që të merret nga komisioni dhe kompanitë që kanë paraqitur ofertat.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
20.12.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Roli i Papës tek marrëveshja me Kubën

Marrëveshja e arritur me Kubën është një fitore e rëndësishme për inciativat diplomatike të Papës
Më tepër

Krishtlindjet në Los Anxheles

Los Anxhelosi njihet për motin e butë si në verë, edhe gjatë sezonit të Krishlindjeve.
Më tepër

Urdhërat e gjykatave për mbrojtjen e grave

Shumë nga zonjat e 3100 rasteve denoncojnë më shumë se 2 herë dhunën që pësojnë në familje, por rrethanat i detyrojnë të jetojnë përsëri me dhunuesit e tyre.
Më tepër

Gjon Marku, një fotograf koleksionist

Gjon Marku e ka shoqëruar pasionin e tij për fotografinë edhe me atë të koleksionimit të aparateve fotografikë, të cilët siç thotë ai, janë dëshmi e vetë historisë së fotografisë shqiptare.
Më tepër

Atmosfera e festave në jug të Shqipërisë

Atmosfera e Festave të fundvitit po ndihet në Jug të Shqipërisë në mjaft aktivitete që organizohen si nga njësitë vendore, por edhe institucionet.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Javier Yanez stands on his balcony where he hung a U.S. and Cuban flag in Old Havana Cuba. After the surprise announcement on Wednesday of the restoration of diplomatic ties between Cuba and the U.S., many Cubans expressed hope that it will mean greater access to jobs and lift their struggling economy.
  • A Pakistani legislator places flowers at a memorial in Islamabad for the children and teachers killed by Taliban militants in army-run school in Peshawar on Tuesday.
  • Supporters of the Gulen movement wave Turkish flags as they gather outside the Justice Palace in Istanbul. A Turkish court kept a media executive and three other people in custody on Friday pending trial on accusations of belonging to a terrorist group, in a case which President Tayyip Erdogan has defended as a response to "dirty operations" by his enemies.
  • A young Indian hawker, selling Santa Claus hats and masks at a traffic junction, takes a break from work in Bangalore. Despite Christians forming only a little over two percent of the billion-plus population in India, with Hindus comprising the majority, Christmas is celebrated with fanfare and zeal throughout the country.
  • Israeli border police detain a Palestinian protester following a prayer for Palestinian Cabinet minister Ziad Abu Ain, who collapsed shortly after a protest on Dec. 10 in the West Bank village of Turmus Aya, as they clash with the troops near the village outside of Ramallah.
  • Fishermen look at Mount Gamalama as it spews ash into the air during an eruption at Ternate, Maluku island. Indonesia temporarily closed a domestic airport after a volcano in the country's east erupted, spewing plumes of ash hundreds of meters into the air.
  • Teachers and students stand in a lotus flower formation to mark the 15th anniversary of the return of the Macau Special Administrative Region to China at a primary school in Lianyungang, east China's Jiangsu province. Chinese President Xi Jinping visited Macau for the anniversary.
  • Three of four newly-born cheetah quadruplets rest at their enclosure in Prague's zoo, in the Czech Republic. The four cubs were born on Nov. 21, 2014. Scientists say every cheetah cub is critical to saving the species, which is threatened with extinction in the wild.
  • Waves hit an Indonesian tanker that ran aground near Narathiwat in southern Thailand. The tanker, loaded with palm oil and previously hijacked by its crew members and then seized by Thai authorities, was anchored some 400 meters from the beach but strong wind and waves broke it free.
  • The illuminated Christmas tree is seen in the old city in Kaunas, Lithuania.
  • Window cleaners dressed as horse and sheep zodiac animals clean the glass exterior of a hotel in Tokyo. During the year-end "zodiac" hand-over event, the outgoing Year of Horse handed a window wiper to the successor Year of Sheep.
  • A spectator with a head ornament watches a match during the fifth and final day-night international match between Pakistan and New Zealand at the Zayed International Cricket Stadium in Abu Dhabi, UAE.
  • A picture taken Friday from the top of al-Hamra Tower shows a view of Kuwait City at sunset. The tower is the tallest skyscraper in Kuwait and one of the top 10 tallest towers in the world.
  • People walk in a shopping mall decorated with Christmas lights in Berlin, Germany.

Interaktive