Lidhje

23 të vrarë nga dhuna në Irak


Një sulm vetëvrasës me makinë bombë shkaktoi vrasjen e 23 vetëve dhe plagosjen e më shumë se 40 të tjerëve në një postbllok të policisë në një lagje shiite në Bagdad.

Sulmi u krye të martën në distriktin Kadimja. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Po dje, njoftohet se sulmet ajrore të qeverisë irakiane kanë shkaktuar vrasjen e 19 vetëve gjatë dy ditëve të fundit në qytetin e Falluxhës, i cili kontrollohet nga militantët suni.

Njoftohet se në mesin e viktimave kishte gra dhe fëmijë.

Militantët suni kanë deklaruar një shtet islamik në pjesën veriore të Irakut dhe në Siri dhe kanë kërcënuar se do të pushtojnë Bagdadin ndërkohë që ata përpiqen të rrëzojnë qeverinë e udhëhequr nga shiitët.

Luftimet mes militantëve suni dhe ushtrisë së Irakut kanë shkaktuar vrasjen e mijëra civilëve.

XS
SM
MD
LG