Lidhje

Vazhdojnë negociatat SHBA-Iran


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry shkon përsëri sot në Zvicër për negociata me ministrin e jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif rreth programit bërthamor të Teheranit.

Të dy diplomatët do të takohen të enjten në Lausanne, vetëm ditë përpara afatit kohor të 31 marsit të caktuar nga vetë palët për të arritur një marrëveshje që do të frenojë Iranin nga ndërtimi i armës bërhtamore për vite dhe do të lejojë lehtësimin e sanksioneve ekonomike perendimore kundër Teheranit.

Zoti Kerry dhe të dërguar nga pesë fuqi të tjera botërore - Kina, Rusia, Franca, Gjermania dhe Britania – kanë negociuar për muaj të tërë me Iranin për të arritur një marrëveshje paraprake në fund të marsit dhe një marrëveshje përfundimtare më fund të qershorit.

Por ata janë penguar nga hollësitë e një marrëveshje të mundshme si numri i centrifugave që Irani do të lejohet të operojë për atë që Teherani thotë se është një program bërthamor me synime paqësore dhe fazat e zbutjes së sanksioneve.

Në një bisedë telefonike dje ministri i jashtëm kinez Wang Yi i bëri thirrje zotit Zarif të arrijë një marrëveshje tani “që bisedimet bërthamore me Iranin kanë arritur në fazën e fundit të maratonës."

XS
SM
MD
LG