E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Bota

34 vjetori i Revolucionit Islamik të vitit 1979

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad thotë se Teherani nuk do të përulet para presionit për të filluar bisedime mbi programin e debatueshëm bërthamor të vendit

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad thotë se Teherani nuk do të përulet para presionit për të filluar bisedime mbi programin e debatueshëm bërthamor të vendit. Presidenti iranian la të kuptohet sot se bisedimet mund të ndodhin, në se kundërshtarët e ndalin presionin e madh ndaj vendit të tij.

Këto komente zoti Ahmadinexhad i bëri sot në një miting në Teheran, me rastin e 34 vjetorit të Revolucionit Islamik  të vitit 1979 që rrëzoi nga pushteti Shahun, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe solli në pushtet klerikët islamikë të vijës së ashpër.

Fjalimi i presidentit u transmetua drejtpërdrejt në televizionin shtetëror. Megjithatë, zoti Ahmadidnexhad nuk ka fuqinë për autorizimin e bisedimeve mbi programin  e debatueshëm bërthamor. Këtë autoritet e ka Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Kahmenei, i cili disa ditë më parë i kundërshtoi thirjet e SHBA për bisedime të drejtpërdrejta, përsa kohë që vazhdojnë sanksionet dhe presidone ndaj vendit të tij.

Demonstruesit në mitingun e sotëm në Teheran valëvitnin flamujt kombëtarë, me thirrjet “vdekje Amerikës” dhe “vdekje Izraelit”.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
10.02.2013 19:49
Irani feston 34 vjetorin e Revulucionit Islamik te vitit 1979 ku u rezuan Pushteti i Shahut i mbeshtetur nga SHBA dhe sot kemi nje regjim islamik radikal kundra Izraelit dhe ShBA.Udheheqesit e Iranit Amedinezhat dhe Kahmenei refuzojne te bejne bisedime te drejtperdrejte me USA dhe me grupin 5+1 duke perfituar nga ngjarjet ne lindjen e mesme sepse karta me Sirine dhe tre organizatat teroriste si Hesbullall ,Hamasi dhe Xhihadi Islamik financohen dhe furnizohen me armatim nga Irani.dhe Siria..Rezimi i pushtetit te Al ASSAD dhe marja e pushtetit nga opozita Siriane dhe vendosja e nje aleance Izrael,Palestine ,Siri dhe Jordani i pritet njera gjymture Iranit dhe embargua e metejshme e Iranit duke prere oksigjenin Turqia dhe Egjypti keshtu Irani do te gjunjezohet para SHBA per bisedime te drejteperdrejta..dhe ngelet Azipaqesori fucia e barutit.Rusi,,Japoni ,Kore e Veriut me Korene e jugut dhe Kina me fqinjet e saj per Detin e Kines jugore dhe ishujt..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë të cilët ndodheshin brenda në shkolle, kur tornado goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive