Lidhje

Irani refuzon të bashkëpunojë kundër ISIS


Irani thotë se ka refuzuar një kërkesë nga Shtetet e Bashkuara për t’u bashkuar në luftën kundër ekstremistëve të grupit Shteti Islamik. Pasi doli sot nga një spital në Teheran, pas një operacioni të suksesshëm të prostatit, udhëheqësi suprem Ali Khamenei tha se Uashingtoni ka synime të pista në rajon. As Irani dhe as Siria që ndajnë kufirin me Irakun, nuk u ftuan në konferencën ndërkombëtare të Parisit.

Khamenei tha se Irani refuzoi privatisht kërkesën amerikanë shumë më parë sesa Shtetet e Bashkuara të kundërshtonin publikisht rolin e Iranit në koalicionin që kërkon të luftojë militantët.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki nuk pranoi të komentonte hollësi rreth përqasjes amerikane ndaj Iranit por tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të koordinojnë ushtarakisht me Iranin.

XS
SM
MD
LG