Lidhje

Dhjetra të vrarë dhe të plagosur në Irak


Një sulm vetëvrasës sot në qytetin Hilla në Irak, shkaktoi vdekjen e të paktën 47 vetëve dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin me bombë.

Një zyrtar i policisë thotë se autori po ngiste një kamion të mbushur me eksplozivë dhe e përplasi tek një postbllok sigurie, 115 kilometra në jug të Bagdadit.

Mes viktimave ka civilë dhe personel sigurie. Mbi 40 vetë u plagosën.

XS
SM
MD
LG