Lidhje

Iraku lufton ekstremistët islamikë


Me mbështetjen e një numri goditjesh ajrore amerikane, ushtria e Irakut po lufton kundër ekstremistëve islamikë që kanë vënë nën kontroll territore të gjera në veri dhe perëndim të vendit deri në Siri, duke e shpallur zonën kalifat.

Forcat irakiane luftuan sot ndaj grupit të Shtetit Islamik në qytetin verior të Tikritit, vendlindja e ish-Presidentit Saddam Hussein dhe një v bazë e sunive.

Dje, ushtria amerikane ndihmoi forcat irakiane dhe kurde të rimerrnin një digë strategjike në veri nga ekstremistët suni.

XS
SM
MD
LG