Lidhje

Trupat irakiane sulmojnë ISIS-in


Trupat irakiane dhe luftëtarët e milicisë sulmuan sot militantët e shtetit islamik në një zonë kyçe në veri të Bagdadit, duke ndërmarrë një ofensivë për të rimarrë qytetin Tikrit.

Forcat irakiane ndërmorën sulme ajrore ndërsa trupa tokësore përparuan në fronte të shumta, thanë komandantët ushtarakë.

Grupi Shteti Islamik ka kontrollin e Tikritit që nga muaji qershor, kur militantët ndërmorën sulme në të gjithë Irakun verior. Ata morën edhe Mosulin, qyteti i dytë më të madh i Irakut, në veri të provincës Saladin, ku ndodhet Tikriti.

Kryeministri Haider Al-Abadi e njoftoi fillimin e operacionit dje, gjatë një vizite në qytetin Samarra aty pranë.

Ai u bëri thirrje luftëtarëve fisnore suni për të braktisur grupin Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG