Lidhje

Operativi i ISIS tregon për gazin mustard


Sipas një njoftimi të gazetës New York Times, një operativ i grupit Shteti Islamik që mbahet në Irak në një objekt amerikan paraburgimi, ka treguar hollësi se si ky grup përdor gazin mustard si armë kimike, duke e kthyer atë në pluhur dhe duke e ngarkuar në predha.

Zyrtarët e mbrojtjes thanë se i paraburgosuri, i përshkruar prej tyre si një operativ i rëndësishëm i ISIS-it, u kap një muaj më parë nga komandot e Operacioneve Speciale amerikane.

Zyrtarët thanë se ai është specialist për armët kimike dhe po merret në pyetje lidhur me planet e këtij grupit militant suni për të përdorur substanca të ndaluara në Irak dhe Siri.

Sipas gazetës New York Times, një zyrtar i mbrojtjes tha se gazi i përdorur nuk kishte përqendrim të mjaftueshëm për të vrarë por mund të shkaktonte dëmtime te njerëzit.

XS
SM
MD
LG