Lidhje

Takimi i Parisit për strategjinë kundër ISIS


Ministrat e mbrojtjes nga shtatë vendet e përfshira në sulmet ushtarake kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri u takuan sot në Paris për të diskutuar strategjinë dhe për të shqyrtuar veprimet e tyre. Ministrat nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Hollanda, Gjermania, Italia dhe Australia u pritën nga homologu i tyre francez, Jean-Yves Le Drian.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter u tha gazetarëve se në takim do diskutohen mënyrat për intensifikimin e përpjekjeve dhe se si mund të realizohet kjo.

Zoti Carter tha se kjo është hera e parë që kontribuesit kryesorë në fushatën ushtarake kanë rastin të shqyrtojnë planin duke u takuar ballë për ballë.

Ai theksoi rëndësinë e partnerëve arabë në rajon që mund të japin kontribut të madh në përpjekjet e koalicionit në Irak dhe Siri.

Sekretari britanik i Mbrojtjes Michael Fallon u tha gazetarëve para takimt se Shteti Islamik apo Daesh është nën presion dhe po goditet në zemër të tij.

“Ne po sjellim ndryshim në terren. Po shohim tani se Daesh po goditet në zemër të ti. Janë goditur puset e naftës që ai kontrollon dhe qendra e komandës në Mosul. Pra Daesh është nën presion. Detyra jonë tani është të shfrytëzojmë këtë situatë si dhe humbjet që ata kanë pësuar për të identifikuar përpjekjet dhe për t’ia ngushtuar lakun rreth qafës”, tha sekretari britanik i mbrojtjes.

Franca ishte vendi i parë që iu bashkua sulmeve ajrore amerikane në Irak. Që nga sulmet në Paris të militantëve të Shtetit Islamik në nëntor, presidenti Francois Hollande ka shtuar operacionet ajrore franceze kundër Shtetit Islamik.

Kanadaja nuk u ftua në takimin e Parisit.

Kjo pason komentet e kryeministrit të ri kanadez Justin Trudeau se do të tërheqë gjashtë avionët luftarakë të vendit të tij nga koalicioni kundër ISIS dhe në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po u kërkojnë aleatëve të shtojnë kontributet e tyre.

XS
SM
MD
LG