Lidhje

Përgjigja e Perëndimit ndaj Shtetit Islamik


Presidenti Barack Obama ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave tokësore në Irak për të luftuar ekstremistët e Shtetit Islamik, megjithëse ky grup po cilësohet në Uashington si kërcënimi më i madh që kanë ndeshur Shtetet e Bashkuara prej vitesh. Korrespondenti Henry Ridgewell njofton nga Londra mbi pikëpyetjet që po ngrihen mbi përgjigjen e Perëndimit dhe aftësinë e saj për të mundur kërcënimin terrorist.

Brenda një periudhe dy vjeçare i vetë-shpalluri Shteti Islamik është shndërruar nga një koalicion i pakoordinuar grupesh rebele islamike në një forcë luftuese të fuqishme që ka nën kontroll zona të tëra në Siri dhe Irak.

Deri tani Amerika është përgjigjur me goditje të kufizuara ajrore. Kjo nuk mjafton për të mundur terroristët, thotë Thomas Hegghammer, Drejtor për Kërkime mbi Terrorizmin në Qendrën Norvegjeze të Studimeve mbi Mbrojtjen në Oslo:

“Goditjet ajrore nuk mjaftojnë. Ato vetëm e trazojnë më shumë folenë e grenxave”.

Në komentet që bëri të martën, Presidenti Obama përsëri përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave tokësore në Irak:

“Nuk do të lejojmë që Shtetet e Bashkuara të përfshihen përsëri në një tjetër luftë tokësore në Irak. Pasi në fund të fundit u takon irakianëve të kapërcejnë dallimet dhe të garantojnë sigurinë e tyre”.

Në strategjinë mes Perëndimit dhe Irakut ka një element të lojës së shahut, thotë Thomas Hegghammer.

“Vendet lokale kanë tendencën të presin që një vend i madh si Shtetet e Bashkuara të angazhohet, të marrë mbi vete koston financiare dhe njerëzore. Gjithë loja këtu është si ta shmangësh këtë skenar dhe të angazhosh aktorët lokalë të marrin mbi vete një pjesë më të madhe të kostos”.

Pasiviteti aktual po e forcon Shtetin Islamik, thotë Shiraz Maher me Qendrën Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizimit pranë Universitetit Kings College në Londër:

“Për momentin nuk shohim absolutisht asnjë lëvizje apo vullnet për të dërguar trupa tokësore në Siri ose Irak. Pa këtë angazhim duket e paarritshme mundja e Shtetit Islamik. Ushtria irakiane dhe ajo siriane janë të paafta ta bëjnë këtë, asnjë vend arab nuk do ta bëjë edhe nëse i kanë kapacitetet; pikërisht kjo po e bën Shtetin Islamik një kërcënim real”.

Veprimet e fundit nga Shteti Islamik, përfshirë masakrat në komunitetet e krishtera dhe Yazidi si dhe ekzekutimi i gazetarit amerikan James Foley, duket se u ndërmorën për të provokuar Perëndimin, thotë Thomas Hegghammer.

“Shteti Islamik mund të dojë një angazhim të moderuar perëndimor në Irak, një ndërhyrje me përmasa që i jep këtij grupi kredibilitet politik dhe e ndihmon të vazhdojë rekrutimet, por jo aq të madh sa ta dëmtojë seriozisht nga pikëpamja ushtarake”.

Disa vende perëndimore kanë filluar të armatosin forcat kurde. Kjo ndihmon në ballafaqimin me Shtetin Islamik thotë përfaqësuesja e Qeverisë Rajonale Kurde në Londër, Bayan Sami Abdul Rahman.

“Nuk kemi kërkuar trupa tokësore. Kemi vetë trupa: kemi forcën Peshmerga. Kemi kërkuar ndihmë, sidomos me goditje ajrore, armë për forcat tona, mbështetje logjistike, të dhëna të zbulimit”.

Nëse kjo mbështetje nga Perëndimi do të rezultojë në mundjen e Shtetit Islamik mbetet e paqartë. Por Shtetet e B

XS
SM
MD
LG