Lidhje

Jordania vë kushte për lirimin e terroristes irakiane


Jordania thotë se nuk do ta lirojë një grua terroriste irakiane, derisa të ketë prova se një pilot jordanez i marr peng nga Shteti Islamik, është ende gjallë.

Një mesazh në audio që mendohet të jetë zëri i një gazetari të ndaluar nga militantët e Shtetit Islamik thotë se një pilot i forcës ajrore të Jordanisë do të vritet nga grupi, në se Amani nuk dorëzon një autore sulmi vetëvrasës me bombë deri sot pasdite.

Autoritetet në Japoni dhe Jordani po përpiqen të verifikojnë regjistrimin e ri që mendohet të jetë zëri i gazetarit japonez Kenji Goto.

Në regjistrimin e publikuar mbrëmë në internet, një burrë i identifikuar si Goto thotë se pengu tjetër, piloti jordanez Mu'ath al-Kasaesbeh – do të vritet shumë shpejt, në se Jordania nuk e dorëzon në kufirin turk Sajida al-Rishawi-n, të dënuar nën akuzat për terrorizëm, deri në fund të ditës së sotme. Jordania tha dje se do të bjerë dakord ta këmbejë të burgosurën me kusht lirimin e pengut jordanez. Por në regjistrimin e ri nuk premtohet lirimi i ndonjërit prej pengjeve në këmbim të të burgosurës.

Al-Rishawi është një irakiane e dënuar për pjesëmarrje në një sulm terrorist të viti 2005, ku u vranë 60 persona në kryeqytetin e Jordanisë, Amman.

Në Tokio, qeveria japoneze tha se po bën përpjekje maksimale për lirimin e pengjeve, duke bashkëpunuar me vende të tjera në rajon, si Turqia, Jordania dhe Izraeli.

XS
SM
MD
LG