Lidhje

Një komandant i IS-it plagoset në sulm


Një grup që monitoron dhunën në Siri, tha se një militant i Shtetit Islamik, i përshkruar si komandant ushtarak i këtij grupi, u plagos rëndë, por nuk është vrarë, gjatë një sulmi ajror javën e kaluar.

Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha sot se Tarkhan Batirashvili, i njohur edhe si "çeçeni Omar," është dërguar në Raka të Sirisë për trajtim mjekësor, pas sulmit ajror.

Zyrtarët amerikanë kishin thënë se komandanti i ISIS-it mund të ishte vrarë gjatë sulmit ajror pranë qytetit verilindor al-Shaddadi.

Një zyrtar i tha Zërit të Amerikës se Batirashvili besohet se kishte shkuar në atë zonë për të rritur moralin pas humbjes së territorit, si pasojë e luftimeve me Forcat Demokratike siriane të mbështetura nga SHBA.

XS
SM
MD
LG