Lidhje

Dhjetra të vrarë nga sulmet ajrore të qeverisë siriane


Një grup që monitoron konfliktin në Siri thotë se sulmet ajrore të qeverisë kanë lënë të paktën 37 civilë të vrarë në një rajon të kontrolluar nga luftëtarët e Shtetit Islamik.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se mes viktimave të sulmit në Al-Bab dhe në qytetin pranë Qabaseen, janë 7 fëmijë dhe dy gra.

Ky rajon, në verilindje të Aleppos, është nën kontrollin e ekstremitëve të Shtetit Islamik dhe ka qenë objekt i bombardimeve të vazhdueshme nga qeveria siriane.

Fushata ajrore nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara synon t’i dëbojë rebelët nga zonat nën kontrollin e tyre në Siri dhe në Irakun verior.

Në fillim të javës, militantët e Shtetit Islamik kapën një pilot jordanez, avioni i koalicionit të cilin ai po e drejtonte, u rrëzua pranë qytetit sirian Raqqa.

Ushtria amerikane dhe ajo jordaneze kanë pranuar se avioni u rrëzua, por kanë kundërshtuar thëniet se atë e rrëzuan.

XS
SM
MD
LG