E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Bota

Aeroplanët luftarakë të Izraelit bombardojnë Rripin e Gazës

Militantët e Hamasit kanë hedhur dhjetëra raketa në Izraelin jugor

x
Madhësia e gërmave - +

Aeroplanët luftarakë të Izraelit bombarduan dhjetëra objektiva të militantëve në Rripin e Gazës, një ditë pasi një sulm ajror izraelit në Gaza vrau një komandant të lartë ushtarak të Hamasit. Një mori raketash janë hedhur në drejtim të Izraelit nga Gaza duke vrarë të paktën tre izraelit në një kompleks apartamentesh. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Bobb ndodhej në afërsi të një pre rajoneve të sulmuara dhe tha se tre apartamente janë shkatërruar plotësisht nga sulmet. Ai tha se banorët po qëndrojnë brenda shtëpive në pritje të intensifikimit të luftimeve.

Zyrtarët izraelitë të sigurimit kanë paralajmëruar banorët të strehohen nëpër ndërtesa të fortifikuara me të dëgjuar sirenat. Shkollat dhe bizneset në jug të Izraelit janë të mbyllura në një rreze prej 40 kilometrash nga kufiri me Gazën nga frika e bombardimeve hakëmarrëse nga militantët palestinezë.

Palestinezët bombarduan Izraelin jugor ndërkohë që sot izraelitët rifilluan sulmet e tyre në Gaza. Sulmet ndodhën ndërsa qindra njerëz morrën pjesë në funeralin e komandandit të vrarë të Hamasit al-Jaabari.

Një sulm izraelit me raketë dje vrau Ahmed al-Jaabari ndërkohë që ai po udhëtonte me makinë në qytetin e Gazës. Sulmi ishte pjesë e një vale të sulmeve ajrore kundër militantëve islamikë në Gaza që sipas palestinezëve kanë vrarë 10 persona.

Ministri i Shëndetësisë në Gaza, Mufeed Mkhallalati thotë se dhuna pritet të shtohen.

“Ne jemi të përgatitur për skenarin më të keq nga ana e Izraelit. Ekipet tona mjekësore janë në gjendje të lartë gatishmërie. Kjo nuk ka të bëjë me nivelin e gatishmërisë sonë, por me nevojën e ndalimit të  krimeve izraelite kundër popullit palestinez”.

Sulmi izraelit me raketa në të cilin u vra al-Jaabari ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë për sulmet me raketa pothuaj të përditshme të militantëve palestinezë ndaj Izraelit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se qytetarët e Izraelit janë në mbështetje të veprimeve ushtarake.

“Unë do të doja t’i falënderoja qytetarët e Izraelit, për mbështetjen e tyre për këtë hap. Dua t’i falenderoj edhe banorët në jug të vendit të cilët janë në vijën a vijat e frontit, duke qëndruar me vendosmëri dhe qetësi”.

Zoti Netanyahu thotë se Izraeli do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur qytetarët e tij.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Barak Obama ka telefonuar zotin Netanyahu dhe ka shprehur mbështetjen e Shteteteve të Bashkuara për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

Presidenti Obama ka biseduar edhe me presidentin egjiptian Mohamed Morsi, i cili ka rënë dakord të punojë për të qetësimin e situatës sa më shpejt që është e mundur.

Hamasi është zotuar për hakmarrje ndaj veprimeve të Izraelit.

Ndërkohë mbrëmë me kërkesë të Egjiptit dhe Marokut, Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi një takim emergjent ku u diskutua konflikti mes palestinezëve dhe Izraelit.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
15.11.2012 18:28
Hamasi,Hesbullall dhe Xhihadi Islamik jane armiqte numur nje te Izraelit te cilet sponcorizohen nga IRANI dhe SIRIA.Vrasja e komandatit ushtarak te Hamasit ne Gaza nga izraelitet me bombardim nga avionet,Hamasi ju kunderpergjigj me hedhje raketash kundra Izraelit ku vrane tre izraelite,konflikti do te pershkallezohet me ashper..liga arabe dhe Palestina duhet te benin nje mareveshje paqe me Izraelin pastaj te propozoheshe per tu anetarsuar ne OKB ,por kjo eshte nje djjallezi nga disa shtete kundra izraelit..liga arabe Irani,Siria Egjypti te pranojne mareveshje paqe me Izraelin ,ndersa Egjypti e ka mareveshjen e paqes por duhet rinovohet nga Morsi..Mos aprovimit te paqes konflikti do te jete ashper..Izraeli ja del se ka zgjuaresine dhe artin ushtarak..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive