Lidhje

Costa Concordia në destinacionin e fundit


Costa Concordia mbërriti në destinacionin përfundimtar pas një operacioni dyvjeçar që kur anija turistike u përmbys para dy vjetësh duke shkaktuar vdekjen e 32 vetëve.

Një flotë anijesh e shoqëroi Costa Concordian ndërsa i afrohej portit të Gjenovës, në veriperëndim të Italisë ku do të shpërbëhet.

Agjencia Costa Crociere, e cila ka në pronësi anijen, vlerëson se kostoja e zhvendosjes deri tani ka arritur në 1.4 miliardë dollarë.

XS
SM
MD
LG