Lidhje

Rritje e madhe e numrit të imigrantëve në brigjet e Italisë


Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thotë se krahasuar me një vit më parë ka pasur një shtim dhjetë fish të numrit të imigrantëve në brigjet e Italisë. Pjesa më e madhe e tyre po përpiqen t’u shpëtojnë trazirave në Afrikë dhe Lindjen e Mesme:

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thotë se vetëm këtë vit deri në fillim të prillit, afro 15 mijë imigrantë kishin mbërritur pranë brigjeve të Italisë.

Kjo shifër është dhjetë herë më e lartë se 1500 imigrantë që u regjistruan gjatë së njëjtës periudhë vjet, thotë zëdhënësi i organizatës në Itali, Flavio Di Giacomo.

"Këta janë njerëz që duan t’u shpëtojnë luftrave dhe regjimeve shtypëse. Kryesisht janë shtetas sirianë, eritrianë, somalezë, apo nga Mali dhe vende të tjera nënsahariane”.

Një prej tyre ishte Jeckson Evax nga Nigeria:

"Ika nga Nigeria si rezultat i organizatës Boko Haram”.

Boko Haram është një grup ekstremist islamik që fajësohet për mijëra vdekje që nga viti 2009. Evax ishte një ndër 46 afrikanë që u nisën nga Libia me një gomone, me shpresën për të ardhur në Evropë.

"Dua të shkoj në Evropë të vazhdoj studimet, të gëzoj lirinë e çdo gjë tjetër”.

Imigrantët u kapën nga forcat detare libiane.

Zoti Di Giacomo thotë se gjatë vitit të kaluar përllogaritet se 700 vetë gjetën vdekjet në përpjekjet për të kaluar Detin Mesdhe.

"Ka ardhur koha t’i parandalojmë këto fatkeqësi dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të zhvillojë strategji për mbrojtjen e immigrantëve”.

Di Giacomo thotë se komuniteti ndërkombëtar është përqëndruar së tepërmi në kontrollin e kufijve dhe jo sa duhet në problemin humanitar që i detyron njerëzit të largohen nga vendet e tyre.
XS
SM
MD
LG