E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Evropë

Italia pa fitues të qartë në zgjedhje

x
Madhësia e gërmave - +
Pas dy ditë votimesh, zgjedhjet e përgjithshme italiane nuk duket të kenë një fitues të qartë.  Kampi i qendrës së majtë i Pier Luigi Bersanit fitoi 29,55 për qind të votave, kundrejt 29,17 për qind të fituara nga ish-kryeministri Silvio Berluskoni. Ish-humoristi Beppe Grillo dhe grupi i tij politik arritën një rezultat mjaft të mirë duke siguruar mbështetjen e gjerë të votuesve të pakënaqur me klasën politike në pushtet. Lëvizja e tij me Pesë Yje mori 25,54 për qind të votave, ndërsa aleanca e kryeministrit në detyrë Mario Monti fitoi 10,56 për qind.
 
Pasiguria politike në Itali duket të jetë një sinjal mjaft negativ lidhur me përpjekjet e vendit për të miratuar reformat e rëndësishme që nevojiten për të kaluar krizën ekonomike të vendit dhe për të parandaluar fillimin e një krize të re globale financiare.
James Walston është një profesor i Shkencave Politike në Universitetin Amerikan në Uashington.

"Nuk ka një qeveri të qartë që mund të zgjidhet. Parashikimet ishin të gabuara dhe fituesit e vërtetë ishin Beppe Grillo dhe Silvio Berluskoni."

Votuesit e pakënaqur nga politika konvencionale i dhanë një mbështetje të fortë në nivele të paparashikuara Lëvizjes me Pesë Yje të udhëhequr nga humoristi i shndërruar në politikan Beppe Grillo.

"Do të jetë interesante të shohim se çfarë do të bëjnë anëtarët e të sapozgjedhurës Lëvizje me Pesë Yje. Jo vetëm sepse ajo përbëhet kryesisht nga të rinj, por edhe për shkak se ata janë njerëz që nuk kanë përvojë të mëparshme politike. Parlamenti për ta do të jetë një fazë krejtësisht e re."

Koalicionet duhet të zotërojnë 160 vende në senat për të patur një shumicë funksionale dhe zoti Berluskoni nuk do të mund të arrijë të sigurojë mbështetje të mjaftueshme për t'u bërë kryeministër për herë të katërt.

Ngërçi që i kanoset ekonomisë së tretë më të madhe të Bashkimit Evropian ka tronditur tregjet botërore.

Rezultati me fitues të paqartë i zgjedhjeve ngre mundësinë e zgjedhjeve të reja në muajt e ardhshëm dhe do të vështirësojë miratimin e reformave të nevojshme për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Shtyhet gjykimi për Yulia Tymoshenkon

Tymoshenko dhe aleatët e saj e kanë quajtur gjykimin të motivuar politikisht nga presidenti Viktor Janukoviç
Më tepër

Sekretari Kerry në Oman

Diplomati i lartë amerikan vazhdon përpjekjet për organizimin e konferencës së paqes mbi Sirinë - në pikëpyetje pjesëmarrja e Iranit
Më tepër

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive