E dielë, 05 korrik, 2015

Lajme / Bota

Përfundon procesi i votimit në Itali

x
Në Itali u mbyllën qendrat e votimit dhe banorët janë tani në pritje të rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme, që janë konsideruar si më të rëndësishmet e viteve të fundit në këtë vend. 

Sipas anketave të para pas votimit, partia demokratike e qendrës së majtë e Pier Luigi Bersanit, kryeson në dhomën e ulët të parlamentit, kurse partia e Silvio Berlusconit kryeson në Senat. 

Gjatë fushatës zoti Bersani mbështeti disa prej reformave të ashpra ekonomike të nisura nga kryeministri i tanishëm Mario Monti, i cili duket se nuk ka dalë mirë në zgjedhje.

                             
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian po i kushtojnë vëmendje të madhe zgjedhjeve të përgjithshme dy-ditore të Italisë, që mund të përcaktojnë të ardhmen e ekonomisë së tretë më të madhe të bllokut.

Votimi i sotëm përfundon pasdite vonë dhe rezultatet e para të anketave përfundimtare do të dalin menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.

"Është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë. Besoj se për fat të keq do të jetë një qeveri e pamenaxhueshme për shkak se rezultatet nuk do të jenë aq bindëse sa ne presim, pra me një fitore të qartë të koalicionit të majtë", thotë Riccardo Ricci, banor i Romës.

"Jam i bindur se pas këyre zgjedhjeve do të kemi një klasë politike më njerëzore", thotë Alessandro Di Gregorio, banor i Romës

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se partia Demokratike e qendrës së majtë dhe udhëheqësi i saj Pier Luigi Bersani kryesojnë me një avantazh të lehtë, dhe ka të ngjarë që të mos arrijnë të sigurojnë shumicën legjislative të nevojshme për të çuar përpara reformat ekonomike, pa formimin e një koalicioni.

Një paraqitje e mirë e kandidatëve populistë, si ish-humoristi i shndërruar në politikan, Beppe Grillo, dhe Lëvizja e tij me Pesë Yje, mund të bëjë që Italia të mos ketë një fitues të qartë në zgjedhjet parlamentare, që do të mund të niste një betejë politike për formimin e një koalicioni qeverisës.

Reformat e ndërmarra në vend rrezikojnë të bllokohen edhe nga numri i madh i votuesive që i kundërshtojnë ato, ndërkohë që kryeministri aktual Mario Monti, sipas anketave, nuk është favorit. Tubimet e protestave të Beppe Grillos kanë tërhequr dhjetëra mijëra njerëz, në javët e fundit.

Menjëherë pas zotit Bersani renditet ish-kryeministri Silvio Berluskoni. Miliarderi italian po kërkon të realizojë një rikthim të vështirë politik, ndërsa përballet me çështje gjyqësore për akuza që variojnë nga mashtrimet deri tek kryerja e marrëdhënive seksuale me një prostitutë të mitur.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
04.07.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

Bisedime Kerry-Zarif në Vjenë

Komentet e drejtuesit të agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore kanë nxitur optimizëm për mundësinë e një marrëveshjeje mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore
Më tepër

Anija e lirisë

Një replikë e anijes së shekullit të 18-të udhëton drejt porteve amerikane
Më tepër

Liberalizimi i vizave për Kosovën

Ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku thotë se institucionet e vendit i kanë përmbushur të gjitha kriteret ndërsa pret përgjigje pozitive nga Komisioni Evropian
Më tepër

Fluturim historik i avionit me energji diellore

Avioni përfundoi një fluturim historik përmes Oqeanit Paqësor, nga Japonia për në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të bëjë tani një numër ndalesash
Më tepër

Varufakis fajëson kreditorët për krizën greke

Ministri grek i financave Yanis Varoufakis ka akuzuar kreditorët e Greqisë për terrorizëm
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A street seller teaches a boy how to make soap bubbles, on Piazza del Popolo, a touristic square in central Rome, Italy, at sunset on July 2, 2015.
  • Yozhik, a male Himalayan bear, sits while an employee cools him with a stream of water at the Royev Ruchey zoo on the suburbs of the Siberian city of Krasnoyarsk, Russia.
  • Indian Muslims offer prayers after breaking their fast during the holy month of Ramadan at Jamai Masjid in Hyderabad.
  • A crying elderly man is assisted by an employee and a policeman outside a national bank branch as pensioners queue to get their pensions, with a limit of 120 euros, in Thessaloniki, Greece.
  • People are reflected on a building as they take part in a pro-EU demonstration in Iraklio on the island of Crete, Greece, July 2, 2015.
  • Patrons make their way in the rain to the 18th hole during the second round of the Greenbrier Classic at the Old White TPC in White Sulphur Springs, West Virginia.
  • A girl plays under the waterfall at the fun bath in Endenich, a suburb of Bonn, western Germany.
  • Britain's Camilla, Duchess of Cornwall, speaks with Imogen Davis, owner of Rufus the hawk, during her visit to the Wimbledon Tennis Championships in London, July 2, 2015.
  • An image made available by propaganda Islamist media outlet Welayat Halab on July 2, 2015 allegedly shows an Islamic State (IS) group fighter destroying ancient artifacts smuggled from the Syrian city of Palmyra, a 2,000-year-old metropolis and an Unesco world heritage site.
  • Team Sky with Britain's Christopher Froome trains on their time-trial bicycles near Utrecht, Netherlands, one day ahead of the start of the three-week-long Tour de France.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.