Lidhje

Jeruzalem, 2 të vdekur nga sulmet me thika


Policia izraelite njoftoi sot për sulme të tjera me thika, që shkaktuan vdekjen e të paktën dy civilëve.

Autoritetet thanë se një sulm u krye nga dy persona që hapën zjarr dhe goditën me thika pasagjerë në një autobus në Jeruzalem, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej tyre dhe plagosjen e të paktën katër të tjerëve. Forcat Izraelite të Mbrojtjes thanë se dy autorët u goditën në vendngjarje.

Në një zonë tjetër të Jeruzalemit, një person përplasi një makinë tek një turmë njerëzish në një stacion autobusi, pastaj doli nga makina dhe filloi të godiste këmbësorët me thikë. Një person vdiq dhe disa u plagosën si pasojë. Edhe autori u godit.

XS
SM
MD
LG