E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Bota

Siria paraqet ankesë në OKB

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi Sirinë të mos furnizojë me armë Hezbollahun

x
Madhësia e gërmave - +

Ministria e Jashtme e Sirisë paraqiti sot ankesë pranë Kombeve të Bashkuara për një goditje ajrore të Izraelit në territorin e saj.

Burime amerikane dhe rajonale të sigurisë informuan mjetet perëndimore të shtypit se avionë izraelitë kishin goditur dje një autokolonë që udhëtonte drejt Libanit me raketa që mendohet se po i dërgoheshin Hezbollahut.

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi Sirinë të mos furnizojë me armë Hezbollahun.

Media shtetërore siriane njoftoi se avionë luftarakë izraelitë goditën një objekt për kërkime ushtarake pranë Damaskut. Autoritetet izraelite nuk kanë pranuar të bëjnë komente.

Ndërkohë, Rusia shprehu shqetësim për goditje ajrore brenda Sirisë, të cilat mendohet se u ndërmorën nga Izraeli.

Ministria e Jashtme ruse thotë se veprime të tilla, nëse vërtetohet se janë vërtetë vepër e Izraelit, përbëjnë sulme të paprovokuara kundër një vendi sovran, në kundërshtim të kartës së Kombeve të Bashkuara.

Deri tani kanë dalë hollësi që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën lidhur me sulmet e djeshme. Autoritetet siriane thonë se avionë izraelitë goditën një objekt për kërkime ushtarake pranë Damaskut, duke vrarë dy vetë.

Media izraelite dhe perëndimore njofton përr goditje izraelite ndaj një objekti tjetër pranë kufirit siriano-libanez. Autoritetet izraelite nuk kanë pranuar të bëjnë komente.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

"Betejë" në basketbollin amerikan

Një kthesë dramatike në lojën mes ekipit Heat të Majamit dhe Spurs të San Antonios, i dha fitoren Majamit
Më tepër

Fushata elektorale e Shkodrës

Listat e kandidatëve për deputetë kryesohet nga Kryetarja e Parlamentit, zonja Jozefina Topalli dhe profesoresha e njohur, Mimoza Hafizi.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive