E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Prokuroria: 48 vite burg për dy drejtues të Gardës

Procesi për ngjarjet e 21 janarit 2011. Komandanti i Gardës Ndrea Prendi dhe oficeri Agim Llupo akuzohen për vrasjen e tre manifestuesve. Prendi kundërshton akuzën

x
Madhësia e gërmave - +
Në Shqipëri prokuroria kërkoi sot 48 vjet burg për dy drejtuesit e lartë të Gardës së republikës të cilët akuzohen prej saj si autorë të vrasjes së tre prej katër manifestuesve të opozitës të cilët u qëlluan më 21 janar të 2011 gjatë një proteste të dhunshme para selisë së qeverisë. Për komandnatin e Gardës Ndrea Prendi u kërkuan 23 vjet, ndërsa për drejtuesin e njësive speciale Agim Llupo 25 vjet burg. Prendi në shpjegimet e tij pas pretencës mohoi akuzat duke këmbëngulur se garda ka qëlluar në ajër
 
Gjykata e krimeve të rënda dëgjoi sot në procesin për ngjarjet e 21 janarit pretencën e prokurorisë, e cila bëri përgjegjës dy drejtues të Gardës së republikës për vrasjen e tre manifestuesve gjatë përleshjeve të dy viteve më parë përpara selisë së kryemninistrisë. Komandanti i gardës Ndrea Prendi u akuzua për vrasjen e drejtpërdrejtë të Faik Myrtajt e gjithashtu se është përpjekur të fshehë gjurmët ndërsa ka ndërruar tytën e pistoletës së tij me të cilin kishte qëlluar 11 herë. Prokuroria kërkoi për të 23 vite burg. Nga ana e tij zoti Prendi i kundërshtoi akuzat, duke deklaruar se është qëlluar në ajër dhe se janë respektuar rregullat, ndërsa sulmoi prokurorinë e cila sipas tij kishte ushtruar presion dhe nuk kishte hetuar për asnjë moment ata që sulmuan qeverinë e që vunë në rrezik jetën e kryeministrit tha ai.

Ndërkohë, 25 vite të tjera u kërkuan për drejtuesin e njësisë speciale të Gardës Agim Llupo, i cili sipas prokurorisë është autori i vrasjes se Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Sipas prokurorëve, Llupo ka qëlluar në mënyrë selektive me armën e tij. Prokuroria tërhoqi akuzat ndaj shoferit të Prendit, Margarit Kume, i akuzuar fillimisht të ketë bashkëpunuar me eprorin e tij për fshehjen e provave. Ka mbetur ende pa autor vrasja e Aleks Nikës.
 
Hetimet për ngjarjet e 21 janarit morën një kthesë vitin e shkuar pas ardhjes së ekspertizës së realizuar nga FBI amerikane, kur edhe doli urdhëri i arrestit për komandantin e Gardës. Në atë kohë u arrestua edhe përgjegjësi i teknologjisë në kryeministri, i cili u shpall më pas i pafajshëm nga akuzat për fshirjen e pamjeve filmike nga serverat e qeverisë. Edhe hetimet ndaj tre deputetëve socialist, të dyshuar për nxitje të akteve të dhunshme, u pezulluan nëntorin e kaluar, pasi përfituan nga aministia me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.

Procesi ndaj 21 janarit konsiderohet si një provë e fortë për drejtësinë shqiptare. Ngjarjet e dy viteve më parë trazuan jetën politike në vend. Opozita ka bërë përgjegjës direkt kryeministrin Berisha, ndërsa shumica vazhdon t’i përmbahes idesë se 21 janari ishte një tentativë për grusht shteti e vazhdon të mbajë në këmbë komisionin hetimor parlamentar, pavarësisht se nuk rezulton që ky komision të ketë kryer prej shumë kohësh ndonjë aktivitet.

Me rastin e dy vjetorit të ngjarjeve tronditëse të 21 janarit përfaqësuesit e rëndësishëm ndërkombëtar në Tiranë i mëshuan edhe një herë rëndësisë për zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe për një proces gjyqësor të besueshëm, të pavarur dhe larg ndikimeve politike.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: biometri nga: tirana
31.01.2013 10:40
Me rastin e dy vjetorit të ngjarjeve tronditëse të 21 janarit përfaqësuesit e rëndësishëm ndërkombëtar në Tiranë i mëshuan edhe një herë rëndësisë për zbardhjen e plotë të ngjarjeve ...????? Te me falin te nderuarit ambasadore, po Cfare ka per te "zbardhur"?? Jane vrare 4 veta me duar ne xhepa jashte territorit te Kryeministrisse ne Bulevard. Garda nuk mund te qelloje njerez jashte territorit. Edhe ne Bllokun e Enver Hoxhes po te futeshe pa leje te therrisnin NDAL disa here e me pas qellonin vetem nga kembet


nga: Vasel Malaj nga: SHBA
31.01.2013 06:16
Mafia komuniste dhe Kupola e krimit ne SHqiperi jane te pa prekeshme, SHprehi keqardhje per Viktimat dhe Drejtesia duhet te vihet ne vend, por edhe per Policet, Pasi kryeministria eshte objekt i rendesise te Veçante dhe kur sulmohet objekti i rendesise se veçante mbrohet me te gjitha mjetet ne Momentin e Sulmit. Problemi eshte qe te hetohen organizatoret e ketyre Lojerave te Mafies Komuniste qe sajojn ngjarje vetem per te turbulluar dhe tehequr vemendjen nga krimet, vjelljet dhe Korrupsioni. Komunistet jane "SHEJTANE" dhe shejtanet dine te mbrapshtojene punet dhe te krijone probleme. Kurre SHEJTANET Komuniste nuk kane vepruar per te ndertuar ose per zhvilluar, por gjithmone Popujve ju kane sjellur Diktature FATKEQESI e MJERIM.!!!!!


nga: Anonim
30.01.2013 20:16
Prokuroria dha denime per dy peshq te vegjel Ndrea Prendi dhe Agim LLupo dhe keto fal ekpertizen e bere nga FBI Amerikane ,por mbeti pa u arestuar urdher dhenesi .Ne tarace te kryeministrise ishte Ministri e Brendeshem dhe Drejtori i Policise te Shtetit dhe konkretisht Basha dhe Burgaj. dhe ne zyre ishte kryeministri Sali Berisha..urdherin e dha Berisha per te qelluar mbi protestuesit te gjitha filmimet ne Kryeministri u fshine..provokimet midis policeve dhe protestusve e bene police civile militante te Berishes pastaj kjo mori permasa te medha ...

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Afganistani pezullon negociatat me SHBA

Sekretari i Shtetit, John Kerry, foli dy herë me zotin Karzai dje, në përpjekje për të zbutur kundërshtimet e udhëheqësit afgan
Më tepër

Raporti 2013 i DASH-it për trafikimin njerëzor

Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2’
Më tepër

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive