Lidhje

Zgjedhje të parakohshme në Japoni


Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ka thirrur zgjedhje të parakohëshme dhe ka pezulluar planet për rritjen e një takse, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar mbështetjen politike dhe në përgjigje të recesionit.

Në një konferencë shtypi sot, Kryeministri Abe njoftoi se do të shpërndajë parlamentin dhe do të zhvillojë zgjedhje muajin e ardhshëm, dy vjet para afatit të rregullt.

Nuk është njoftuar një datë për zgjedhjet, por media japoneze tha se ka gjasa që të zhvillohen nga mesi i dhjetorit.

Zoti Abe tha gjithashtu se do të shtyjë për 18 muaj rritjen e taksës së konsumit.

Masat merren pasi të dhënat e njoftuara dje tregojnë se ekonomia japoneze ka rënë në recesion.

XS
SM
MD
LG