Lidhje

Japoni. dhjetra alpinistë vriten nga shpërthimi i vullkanit


Policia në Japoninë qendrore tha se kishte gjetur trupat e 31 alpinistëve pranë majës së Malit Ontake, një vullkan që shpërteu të shtunën.

Zyrtarët konfrimuan katër të vdekur, ndërsa 27 të tjerë u tha se ishin në gjendje "arresti kardiak", një term që autoritetet japoneze shpesh e përdorin për të përshkruar të vdekurin, deri në momentin kur mjekët ekzaminojnë trupin.

Qindra policë dhe ushtarë japonezë i zbritën trupat nga maja e malit, ndërsa vazhduan kërkimet për të mbijetuar dhe viktima të tjera, për shkak të shpërthimit të vullkanit. Zyrtarët thanë se ishte shpëtuar një person dhe alpinistë të tjerë ishin plagosur rëndë.

Qindra njerëz u bllokuan në majën e malit, pas shpërthimit të papritur të vullkanit të shtunën në drekë, sipas orës lokale. Shumica e njerëzve mundën të zbresin nga mali të shtunën në darkë.

XS
SM
MD
LG