E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Bota

Japonia për çështjen territoriale me Rusinë

x
Madhësia e gërmave - +
Ajo ka të bëjë me marrjen nën kontroll të tokës koloniale japoneze nga ana e ushtrisë së kuqe sovjetike në ditët e fundit të luftës së dytë botërore
 
Mosmarrëveshjet territoriale mes Japonisë dhe fqinjëve të saj si Kina dhe Koreja e Jugut kanë tendosur marrdhëniet gjatë vitit të kaluar. Tani ka dalë në dritë një mosmarrëveshje tjetër territoriale, këtë herë me Rusinë, e cila ka të bëjë me marrjen nën kontroll të tokës koloniale japoneze nga ana e ushtrisë së kuqe sovjetike në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Herman sjell hollësi nga Tokio.

Kryeministri japonez, i cili që prej ri-kthimit në detyrë në fund të dhjetorit ka mbajtur një qëndrim të vendosur lidhur me territoret e kontestuara, u zotua të enjten për të zgjidhur një mosmarrëveshje të vjetër territoriale me Rusinë, e cila teknikisht i ka lënë të dy vendet në gjendje lufte që prej vitit 1945.

Japonia ka pretendime për 4 ishuj në Paqësorin veri-perëndimor. Më i afërti ndodhet vetëm disa kilometra nga pika më veriore e Japonisë dhe rreth 1 mijë kilometra në jug të gadishullit rus Kamçatka.

Kryeministri Shinzo Abe foli shkurtimisht para mijëra njerzve të grumbulluar në Tokio në një manifestim për kthimin e ishujve.

“Negociatat me Moskën vazhdojnë me synimin për të zgjidhur çështjen e pronësisë në mënyrë që të nënshkruhet një traktat paqeje mes të dy vendeve. Kam shumë shpresë për arritjen e përparimit dhe për zgjidhjen më në fund të mosmarrëveshjes territoriale”.

Ushtria sovjetike pushtoi pjesën jugore të Sakhalinit si dhe ishujt Kurile  disa ditë pasi i shpalli luftës Japonisë në gusht të vitit 1945. Japonia u dorëzua më 15 gusht, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Civilët japonezë, që jetonin në ato ishuj, u dëbuan.
Që prej atëhere Japonia është shprehur se trupat sovjetike vazhduan ofensivën e gushtit 1945 kundër forcave të saj edhe pas dorëzimit të ushtrisë japoneze.

Japonia thotë se kjo çështje territoriale e pazgjidhur e pengon atë që të arrijë një traktat paqeje me Rusinë.

Japonisë i është kthyer një pjesë e territorit të ishullit Sakhalin në bazë të Traktatit të Portsmouth-it në vitin 1905 pasi forcat japoneze fituan një luftë 7-mujore me Rusinë.
Japonia filloi kolonizimin e ishujve Kurile nga fundi i shekullit të 19-të dhe mosmarrëveshja e tanishme territoriale ka të bëjë me 4 prej 18 ishujve.

Rusia ka përforcuar vitet e fundit praninë e saj ushtarake në Kurile, madje vizitat e udhëheqësve rusë në ishujt e kontestuar janë pasur me kritika të ashpra nga ana e Tokios.

Moska i konsideron ishujt e kontestuar nga Japonia si pjesë të Federatë Ruse.
Rusët kanë propozuar përdorim të përbashkët të territorit të kontestuar, i cili mund të ketë burime fitimprurëse si në pjesën ujore dhe atë tokësore.

Vitet e fundit, udhëheqësit e të dy vendeve janë shprehur bashkërisht se dëshirojnë ta zgjidhin mosmarrëveshjen nëpërmjet bisedimeve.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet për një botë pa armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara do ta paraqesë këndvështrimin e tij në një fjalim sot në portën historike Brandenburg të Berlinit
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive