Lidhje

Muzika xhaz gjatë vitit 2012


Në vitin 2012 u shënua Dita Ndërkombëtare e xhazit e cili fillimisht u festua në New Orleans të Louisianës dhe në dhjetra qytete anembanë globit. Doug Levine i Zërit të Amerikës hedh një vështrim mbi historikun e kësaj feste dhe thekson ngjarjet kryesore të muzikës xhaz gjatë vitit të kaluar.


please wait

No media source currently available

0:00 0:06:48 0:00
Direct link


Dita Ndërkombëtare e muzikës Jazz i ka fillesat e saj në sheshin Kongo, ku në shekullin e 19-të, muzikantët, valltarët dhe njerëz që ndiqnin shfaqen e festuan këtë ditë për herë të parë një pasdite të diele. Sipas Herbie Hancock, Ambasadori i Vullnetit të Mirë, për organizatorët e ngjarjes, organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), Sheshi Kongo ishte përcaktimi i përsosur për të shënuar inaugurimin e kësaj dite.

Ai tha: "Nëse ju mendoni rreth faktit se New Orleans ishte me të vërtetë vendlindja e xhazit, dhe veçanërisht Sheshi Kongo, atëherë nuk ka asnjë vend tjetër që do të përfaqësonte më mirë vendlindjen dhe shkëlqimin e muzikës xhaz."
Herbie Hancock iu referua koncertit në sheshin Kongo ku ai interpretoi pjesën e tij të njohur “Watermelon man”.

Yjet shkëlqyen në festivalin e Xhaz-it në San Francisco ku u festua përvjetori i 30-të i ditës së xhazit me 30 koncerte gjatë katër muajve, duke përfshirë Sonny Rollins, Ornette Coleman, Dianne Reeves, Randy Brecker, Branford Marsalis, Esperanza Spalding, dhe një nderim për Monk Thelonious nga tre breza pianistësh të muzikës xhaz.

Dhe duke folur për numrin 30, koncerte falas të quajtur "Jazz & Colors," me pjesmarrjen e 30 grupeve të xhazit, u mbajtën në 30 ambjente të ndryshme në parkun qendror të Nju Jorkut, si shatërvani Cherry Hill , Samiti Rock, Rruga 59 dhe sheshi i quajtur Duka Ellington.

Ky ishte një vit ku u kujtuan mjeshtërit e njohur të muzikës xhaz që nuk jetojnë më, mes tyre Miles Davis i cili u nderua nga shërbimi postar amerikan me një pullë me portretin e tij.
Muzeu i instrumentave muzikorë në Feniks të Arizonës hapi një ekspozitë për periudhën më të artë të muzikës xhaz. Në të u ekspozua një kitarë e Charlie Christian-it, saksofoni i të njohurit me emrin Jacquets të Ilinoit, dhe fotografi të Wiloiam Gotlieb-it.

Fatkeqësisht, në vitin 2012, bota e muzikës xhaz përjetoi vdekjen e pianistit dhe kompozitorit Dave Brubeck, i cili nisi karrierën e tij të gjatë me publikimin e pjesës së tij të famshme "Take Five." Ne gjithashtu u dhamë lamtumirën këngëtares Etta James, artistit Johnny Otis, kompozitorit Clare Fischer, dhe bateristit nga New Orleansi të njohur me emrin "Uncle" Lionel Batiste.

Kompania GRP Records, festoi përvjetorin e saj të 30-si një kompani e pavarur me publikimin e "GRP 30", një përmbledhje e xhazit bashkëkohor që mbulon tre dekadat e kaluara. Interpretuesi legjendar i kitarrës bas Charles Mingus u kujtua me një koleksion të ri me shtatë disqe i quajtur "The Jazz Workshop Koncerte, 1964-1965." Artisti i njohur Tony Bennett së bashku me Aretha Franklin, Willie Nelson, Amy Winehouse, Michael Buble (Boo-Blay ), dhe me shumë yjet të tjerë të muzikës, arriti numrin e parë në klasifikimet Billboard 200 për herë të parë me albumin e tij "Duets II".
XS
SM
MD
LG