E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Ish ligjvënësi Jesse Jackson Jr. pranon fajsinë

Prokurorët po rekomandojnë burgim nga 46 deri 57 muaj

x
Madhësia e gërmave - +
Jeffrey Young

Ish ligjvenësi amerikan Jesse Jackson Jr. doli para gjykatës federale në Washington të merkurën nën akuzat se kishte përdorur një sasi të madhe fondesh nga fushata elektorale për arsye personale. Zoti Jackson, djali i udhëheqësit të famshëm për të drejtat civile, Jesse Jackson, shoqërohej nga bashkëshortja, ndaj të cilës po ashtu janë ngritur akuza në të njëjtën çështje.

Ish ligjvenësi nga Çikagoja pranoi fajësinë në gjykatën federale ndaj akuzave kriminale për shpërdorim të 750 mijë dollarëve nga fondet e fushatës.

Pasi shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve nga vitet 1995- 2012, zoti Jackson  pranoi fajësinë për akuzën e komplotit dhe flasifikimin e taksave federale.

Bashkëshortja ka rënë dakord të pranojë fajësinë për të njëjtën akuzë.

Prokurorët thonë se Jesse Jackson Jr. përdori paratë e fushatës për të blerë një orë Rolex, orendi shtëpiake dhe koleksione relikesh nga Martin Luther King Jr. dhe ylli i filmave Bruce Lee.

Gruaja e tij Sandra akuzohet se ka përdorur paratë e fushatës për të blerë veshje të shtrenjta.

Pas daljes në gjyq, avokati i tij Reid Weingarten tha se ish ligjvenësi e ka pranuar sjelljen e tij të korruptuar.

“Ai kishte nevojë të pranonte sjelljen e keqe. Të pranishmit në gjyq e vunë re se ai bëri pikërisht këtë. Ai duhet ta pranonte këtë pasi njerëzit që e mbështesin atë e kanë shumë të vështirë ta kuptojnë".

Prokurorët po rekomandojnë burgim nga 46 deri 57 muaj. Ai do të humbasë gjithashtu shumën 750 mijë dollarëshe që reflekton paratë e fushatës dhe do të dorëzojë një koleksion të madh relikesh.

Masa e dënimet do të shpallet me 28 qershor.

Dikur një yll në ngritje në Partinë Demokratike, shpërdorimi i fondeve publike të fushtatës nga zoti Jackson përbën korrupsion, sipas profesorit për politikat publike në Universitetin Georgetown Mark Rom.

“Thelbi është, a përbën dëm për interesin publik transaksioni i tij? Ky trasaksion a përfshin shpërdorim të postit publik për përfitime private? Kjo përbën një akt korrupsioni.”

Sipas njoftimeve, Jackson po ashtu ka patur shqetësime mendore. Ai ishte me leje mjekësore nga Kongresi nga qershori i vitit 2012 deri në zgjedhjet e nentorit, kur edhe dha dorëheqjen për arsye personale.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
22.02.2013 15:43
Pershendetje SHBA,rasti i korrupsionit te ish ligjvenesit Jackson dhe bashkeshortes se Tij,le te sherbeje per hetim dhe ndaj firmave e kompanive fantazme qe fshehin dhe pastrojne parate e botes se krim-korrupsionit ne SHBA,duke perfituar nga Liria e Demokracia amerikane,ato fshehin dhe pastrojne miljarda dollare,nga Shqiperia si dhe nga te gjitha vendet ish komuniste e komuniste per kohen.Historia ka vertetuar ne shekuj se korrupsioni ka qene dhe do te mbetet fytyra e ligesise qe dogji Babilonine e lashte dhe ushqeu luften e dyte boterore,duke ushqyer ekstremizmin e c'do ngjyre qe nuk njohin as popull e atdhe,vetem e vetem per t'u super pasuruar e sunduar me c'do forme e menyre mbi popuj,packa cmimin e madh qe lan pas,si djegje,shkaterrim dhe miljona viktima te pafajshme.
Zoti e bekofte SHBA-ne ne jete te jeteve si lider,e brojtes i Lirise e Demokracise per kedo ne bote.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

SHBA do të fillojnë bisedime me talebanët

Ky njoftim u bë sot, ndërsa talebanët hapën zyrtarisht një zyrë në Doha
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

NASA ka 8 kandidatë për t’u bërë astronautë

Agjencia amerikane e hapësirës bëri të ditur se gjysma e anëtarëve të grupit janë gra, përqindja më e lartë e femrave në një grup
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive