Lidhje

Jim Webb tërhiqet nga gara për President


Ish-senatori nga Virginia, Jim Webb u tërhoq të martën nga gara e kandidatëve demokratë për president.

Zoti Webb e deklaroi vendimin e tij në një konferencë shtypi në Uashington por e la mundësinë të hapur për një garë si i kandidat i pavarur.

Ai tha se do të bisedojë me disa njerëz gjatë javëve të ardhshme para se të marrë një vendim përfundimtar.

Ish-senatori e kishte kundërshtuar luftën në Irak por ka ide më konservatore për kontrollin e armëve dhe çështje të tjera që nuk përputhen me shumë votues demokratë.

Pas tërheqjes së tij, në kampin e demokratëve mbeten katër kandidatë: Ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton që kryeson garën, senatori nga Vermonti Bernie Sanders, ish-guvernatori i Merilandit Martin O’Malley dhe ish-guvernatori i Rhode Island, Lincoln Chafee.

XS
SM
MD
LG