E dielë, 19 maj, 2013

Lajme

Sekretari Kerry, turneu i parë si kryediplomat

Kerry Says Mandatory Budget Cuts Would Hurt US Foreign PolicyKerry Says Mandatory Budget Cuts Would Hurt US Foreign Policy
x
Kerry Says Mandatory Budget Cuts Would Hurt US Foreign Policy
Kerry Says Mandatory Budget Cuts Would Hurt US Foreign Policy
Madhësia e gërmave - +
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry niset të dielën për në Evropë dhe Lindjen e Mesme – udhëtimi i tij i parë jashtë vendit në postin e kryediplomatit amerikan. Konflikti në Siri do të jetë tema kryesore e turneut të zotit Kerry.

Ndërkohë që lufta civile në Siri po trondit periferitë e Damaskut, programi i sekretarit Kerry në Evropë dhe në Lindjen e Mesme përfshin takime me kundërshtarë të presidentit Bashar al-Asad, i cili gjendet në një pozitë të vështirë. Ja si komenton zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland:

"Ai po e cilëson këtë udhëtim të tij të parë kryesisht si një turne për të dëgjuar. Ai pret të dëgjojë edhe nga koalicioni i opozitës siriane se çfarë mendojnë ata se mund të bëjmë ne më shumë, pret të dëgjojë edhe nga homologët të cilët janë të përfshirë thellë në mbështetjen e opozitës."

Homologët evropianë të zotit Kerry po e zgjerojnë embargon e armëve, duke u dhënë më shumë mbështetje civilëve.
Sekretari i Jashtëm britanik William Hague:

"Kjo do të na lejojë tani të ofrojmë një gamë më të madhe pajisjesh për të ndimuar që të mbrohet jeta e civilëve në Siri; do të na mundësojë të japim ndihmë dhe këshilla për të cilat më parë kemi patur kufizime."

Gjendja në Siri nuk është e huaj për Sekretarin Kerry. Gjatë seancës së konfirmimit të tij, ai kujtoi se si një herë Presidenti Asad i kishte kërkuar ndihmë.

"Ai po përpiqej të gjente një mënyrë për t'ju drejtuar Perëndimit, për të parë nëse mund të ndihmohej disi. Kjo nuk ndodhi dhe historia na dha të drejtë, sepse ai mori një sërë vendimesh që janë të pafalshme."

Rusia, aletja e vjetër e Presidentit Assad, tani po shprehet për bisedime me opozitën. Zoti Kerry ka në plan të takohet në Berlin me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili thotë se përparësi në Siri është dialogu.

Sekretari Kerry do të takohet me ministrat e jashtëm në Londër, Paris, Berlin, Riad, Ankara, Kajro, Abu Dabi, Doha si dhe me udhëheqësit e opozitës siriane në Romë.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

SHBA: Një fiitues për llotarinë 590.5 milionëshe

Zyrtarët e lotarisë thane se bileta e vetme fituese e cila është blerë në një dyqan në Florida. Fituesi nuk ka është deklaruar ende
Më tepër

Liria e shtypit përballë sigurisë kombëtare

Debati për këtë temë është rihapur pasi Departamenti i Drejtësisë kontrolloi telefonatat e Associated Press
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive