Lidhje

Sulm në Kabul; vriten 5 roja


Një sulm vetëvrasës me bombë, ka shkaktuar vdekjen e pesë rojave të huaj të sigurisë në një sulm sot në një kompleks në Kabul.

Autoritetet thonë se autori i sulmit, që po i jepte një motoçiklete i aktivizoi eksplozivët pranë hyrjes së Kampit Gibson ku gjendet departamenti i kundërnarkotikëve dhe një firmë e huaj sigurie. Policia afgane thotë se autori kishte veshur një uniformë policie dhe kishte arritur të kalonte përmes disa pikave kontrolli.

Të paktën dy nga rojat e vrarë, u identifikuan si nepalezë.

XS
SM
MD
LG