Lidhje

Meksikë, 42 të vrarë në incident me armë zjarri


Zyrtarët meksikanë thonë se të paktën 42 vetë janë vrarë në një përleshje me armë zjarri mes një grupi që besohet si bandë kriminale dhe forcave të sigurisë në perëndim të Meksikës. Ky është incidenti i fundit në një epidemi aktesh me dhunë që kanë goditur zonën ku veprojnë kartele të dhunshme droge.

Zyrtarët thonë se thuajse të gjithë personat e vrarë dje dyshohet se ishin anëtarë të një karteli droge. Njoftohet se në përleshje mbeti i vrarë të paktën edhe një polic.

Guvernatori i shtetit Michoacan ku ndodhi incidenti tha se përleshja filloi kur forcat e sigurisë ndaluan një automjet, dhe pasagjerët në makinë filluan të qëllojnë me armë në drejtim të policëve.

Mendohet se në incident ishte i përfshirë karteli Brezi i ri Jalisco, por autoritetet ende nuk kanë bërë konfirmime. Ky kartel ka vrarë të paktën 15 policë gjatë muajve të fundit.

XS
SM
MD
LG