Lidhje

Pesë këngët më të preferuara në SHBA


Ju sjellim tani pesë këngët më të njohura në Shtetet e Bashkuara sipas klasifikimit të revistës Billboard për javën e 8 marsit, 2014.

please wait

No media source currently available

0:00 0:07:06 0:00
Direct link

Një nga këngët më të preferuara nuk arriti të fitonte një çmim Oscar, por megjithatë ende mbetet në pesëshen më të mirë. Fillojmë me vendin e pestë, ku ndodhet kënga e Beyonce dhe Jay Z “Drunk in Love.” Çifti kohët e fundit ka interpretuar në Londër; hollësitë pas këngës.

Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z zënë edhe kësaj jave vendin e pestë me “Drunk in Love.” Beyonce ka qenë në turne në Mbretërinë e Bashkuar dhe Jay Z interpretoi me të në skenë në Arenën O2 të Londrës po të njëjtën këngë. Beyonce ishte në Londër deri më datë 6 mars, dhe pastaj shkoi për tre koncerte në Dublin të Irlandës.
John Legend me këngën “All of Me” javën e shkuar ishte në vendin e 11, por këtë javë u ngjit në vendin e katërt.

John Legend ngjitet nga vendi i 11 në të katërtin me “All of Me.” Kjo është diçka e re për të, se edhe pse ai është një artist i arrirë i cili ka fituar nëntë çmime Grammy, ai nuk kishte patur një këngë që të arrinte në renditjen e revistës Billboard as për 20 më të mirat më parë.

Ndërsa Jason Derulo qëndron në vend numëro, në të tretin me këngën “Talk Dirty,” një bashkëpunim me 2 Chainz.

Jason Derulo dhe 2 Chainz qëndrojnë në vendin e tretë me “Talk Dirty,” e cila zuri vendin e parë në renditjet e disa vendeve të tjera, nga Australia në Mbretërinë e Bashkuar. Jason sapo nxorri në treg edhe një version në spanjisht të këngës.

Nga ana tjetër, Katy Perry humbi kryesimin e renditjes kësaj jave, duke zënë vendin e dytë me “Dark Horse.”

Katy Perry zbret nga maja e renditjes në vendin e dytë me “Dark Horse,” një bashkëpunim me Juicy J i grupit Three 6 Mafia. Ndërkohë, “Dark Horse” ende kryeson renditjen për këngët pop.

Ndërsa Pharrell Williams mund të ketë kuptuar se fitoret dhe dështimet mund të ndodhin njëkohësisht. Hollësitë pas këngës së tij “Happy” e cila kryeson renditjen kësaj jave.

Pharrell Williams arrin të kryesojë renditjen e 100 këngëve më të mira të revistës Billboard me “Happy.” Edhe pse kjo është kënga e katërt e tij që arrin të zëjë vendin e parë, është e para e tij si artist kryesor. Por “Happy” nuk arriti të fitonte çmimin Oscar për Këngën Origjinale më të Mirë...megjithatë ai pati kënaqësi ta interpretonte gjatë programit. Fituesja e asaj kategorie ishte “Let it Go” nga filmi vizatimor i Disneyt Frozen.
XS
SM
MD
LG