Lidhje

Zgjedhjet parlamentare në Kenia


Rezultatet paraprake nga zgjedhjet kombëtare në Kenia tregojnë se Uhuru Keniata ka epërsi në garën presidenciale.


Me gati 10 përqind të numërimit të numërimit të votave, zoti Keniata kryeson ndaj rivalit kryesor, Raila Odinga, 57 me 39 përqind.

Zoti Keniata, i cili është zëvendës kryeministër i Kenias, përballet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare nën akuza se ka organizuar dhunë etnike pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2007.

Më shumë se 1 mijë e 100 njerëz u vranë gjatë asaj dhune.

Zgjedhjet e sotme në Kenia u zhvilluan të qeta në pjesën më të madhe megjithë vonesat në disa qendra votimi dhe radhët e gjata të shkaktuara nga pjesëmarrja e lartë e votuesve.

Zoti Odinga, i cili humbi zgjedhjet në vitin 2007, shprehu besimin se do të fitojë këtë rradhë.

Gati 14 milion kenianë kishin të drejtën e votimit në zgjedhjet për president, parlament dhe postet kryesore të vendit. Si zoti Odinga, i cili është aktualisht kryeministër, ashtu edhe zoti Keniata kanë premtuar të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG