E martë, 21 maj, 2013

Lajme / SHBA

Sekretari Kerri për shkurtimet buxhetore

Madhësia e gërmave - +
Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, paralajmëron se shkurtimet automatike të buxhetit, të caktuara për një mars do të dëmtojnë politikën e jashtëme.
 
Në fjalimin e tij kryesor si kryediplomati i Shteteve të Bashkuara, zoti Kerri tha se politika e jashtëme amerikane ndihmon avancimin e stabilitetit global dhe është “investim në një Amerikë më të fortë dhe në një botë më të lirë”.
 
Shkurtimet e buxhetit janë rezultat i mosmarrëveshjeve mes Presidentit Barak Obama dhe Kongresit. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Xhon Bejnër tha se është në dorë të presidentit që të shmangë shkurtimet.
 
Sekretari i Shtetit, Xhon Kerri, tha dje në Universitetin e Virxhinias se “nuk ka më asgjë të jashtëme në politikën e jashtëme”.  Zoti Kerry tha se vendimet e politikës së jashtme ndikojnë në jetën e përditshme të amerikanëve, nga prodhimet që blihen dhe shiten deri tek vendet e punës të krijuara nga bizneset amerikane.
 
Duke mos zgjedhur një udhëtim jashtë vendit, zoti Kerry mbajti fjalimin e tij të parë të madh publik si Sekretar i Shtetit në Universitetin e Virxhinias, i cili u themelua nga ish presidenti i Shteteve të Bashkuara,Thomas Jefferson.
 
Sekretari i Shtetit diskutoi mbi mënyrat se si globalizimi u ka ndyshuar jetën njerëzve në mbarë botën. Ai u bëri thirrje zyrtarëve amerikanë të përballojnë globalizimin drejtpërdrejt.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
20.02.2013 11:16
Vizita e John Kerry ne Evrope dhe ne lindjen e mesme ka nje domethenie te madhe zgjidhja perfundimtare ne Siri ,rezimin e Al Assad dhe vendosjen e nje Qeverie te opozites Siriane dhe demokratizimin e plote te Sirise Gjithashtu problem akut mbetet afrikaveriore ku po lulezon Al Kaeda dhe demokratizimi i Malit dhe eliminimi i teroristeve te Al Kaedes ne Mali..Ne lindjen e mesme pas rezimit te Al Assad duhet te krijohet aleance midis Izraelit.Palestines.Sirise Jordanise dhe Egjyptit duke eliminuar te tre organizatat teroriste si Hesbullall,Hamasi dhe Xhihadi islamik qe sponcorizohen nga Irani.dhe futja ne bisedime direkte USA me Iranin per berthamoret.Ne Evrope per krizen ekonomike dhe ideja e Z Cameron per daljen nge BE eshte e drejte sepse nuk ka nje unifikim te Qeverisjes pra duhet nje qeverisje te modelit te USA dhe ka nje administrate te fryre me roga te majme sac mer Znj Merkel ,ndersa Franca vuan nga terorizmi i afrikanoverioret si algjeriane dhe maliane ku shkojne deri ne 30% te popullsise dhe droga ne Marseje..ku Franca eshte ne krize te thelle ekonomike e cila u zhyt nga binjakezimi i Bankave franceze dhe greke e cila infektoj te gjithe BE ..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosova dhe Serbia në kërkim të një plani për marrëveshjen

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, po debatojnë në Bruksel rrugët e zbatimit të marrëveshjes ndërmjet tyre
Më tepër

Gjykata: Fotot e fundit të Bin Ladenit jo publike

Gjykata tha se CIA ndaloi me të drejtë publikimin e imazheve
Më tepër

SHBA: Taksat dhe konservatorët

Shumë nga grupet konservatore kundërshtojnë një rol më të madh të qeverisë dhe politikat e taksave dhe shpenzimeve të presidentit Barack Obama
Më tepër

Amb. Arvizu: Mosfunksionimi i plotë i KQZ, shqetësim

Këto komente ambasadori amerikan i bëri në përfundim të një takimi me kryetarin socialist Edi Rama.
Më tepër

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive