E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Xhon Kerri telefonon udhëheqësit botërorë

x
Madhësia e gërmave - +
Sekretari i ri amerikan i Shtetit, Xhon Kerri bëri telefonatat e para për udhëheqësit e huaj si kryediplomati i Shteteve të Bashkuara.
 
Departamenti i Shtetit tha se zoti Kerri i telefonoi Kryeministrit Benjamin Netaniahu dhe udhëheqësit palestinez Mahmud Abaz dje. Ai u tha të dy udhëheqësve se është personalisht i angazhuar për paqen në Lindjen e Mesme. Ai tha gjithashtu se vendimi i Izraelit për zhbllokuar të ardhura nga taksat për Autoritetin Palestinez është një hap pozitiv.
 
Sekretari Kerri i telefonoi gjithashtu Kryeministrit të Japonisë, Fumio Kishida, dhe ministrit të Jashtëm të Koresë së Jugut, Kim Sung Huan. Që të tre ishin dakord se Koreja e Veriut duhet të kuptojë se do të ketë pasoja të rënda nëse vazhdon me sjelljen e saj provukuese në Azinë verilindore.
 
Departamenti i Shtetit thotë se zoti Kerri u telefonoi ministrave të jashtëm të Kanadasë, Meksikës dhe Turqisë të shtunën. Ai është takuar ose ka biseduar gjithashtu me çdo ish sekretar amerikan shteti që jeton, për t’i kërkuar këshilla.
 
Xhon Kerri bëri betimin të premten, duke zëvendësuar Hillari Klintonin, e cila ishte kryediplomatja amerikane gjatë mandatit të parë të Presidentit Barak Obama.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive