Lidhje

Sekretari Kerry vazhdon bisedimet me Iranin


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po vazhdon një raund të tensionuar bisedimesh që synon arritjen e një marrëveshjeje mbi programin bërthamor të Iranit para një afati kohor të rëndësishëm.

Zoti Kerry u takua sot me ministrin e Jashtëm Iranian Mohammad Javad Zarif në Vjenë. Afati për arritjen e marrëveshjes skadon të hënën, pas dy ditësh.

Janë shtuar shqetësimet se të dyja palët nuk do të jenë në gjendje të ngushtojnë mosmarrëveshjet e tyre në kohë. Ata mund të bien dakort për të shtyrë edhe një herë afatin për negociata.

Të enjten zoti Kerry tha se ekipi i tij negociues nuk ka në plan të diskutojë zgjatjen e bisedimeve, por do të preferonte të arrinte e një marrëveshjeje të plotë.

Irani dhe një grup i fuqive botërore, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Gjermania, janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje që do të zvogëlonte programin bërthamor të Teheranit në këmbim të pakësimit të sanksioneve.

XS
SM
MD
LG