Lidhje

Kerry: Hamasi duhet të çarmatoset


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se çdo zgjidhje e konfliktit tre-javor mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit "duhet të çojë" në çarmatimin e Hamasit dhe grupeve të tjera terroriste.

Kryediplomati amerikan, i cili është kthyer në Uashington pas përpjekjeve të pasuksesshme për ndalimin e luftimeve, tha se ende ka shpresë se kushtet për një armëpushim të sigurt mes Izraelit dhe palestinezëve për t'u dhënë fund luftimeve, mund të arrihen. Më shumë se 1,000 vetë janë vrarë deri tani në Gazë, shumica civilë.

Zoti Kerry tha se çarmatimi i Hamasit është vendimtar, për të garantuar sigurinë e Izraelit.

Ai tha se diplomatët amerikanë po vazhdojnë të kërkojnë mënyra për të shkuar përtej një armëpushimi të përkohshëm.

XS
SM
MD
LG