Lidhje

Kerry: Letra e republikanëve, e papërgjegjshme


Sekretari i Shtetit John Kerry dënoi letrën e hapur të shkruar nga 47 senatorë republikanë në adresë të Iranit. Ai e cilësoi letrën një akt të papërgjegjshëm, që mund të dëmtojë politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

“Kjo rrezikon të minojë besimin që vënë qeveritë e huaja tek mijëra marrëveshje të rëndësishme mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera. Ajo i thotë botës se nëse doni të keni besim tek tratativat me Amerikën, duhet të negocioni me 535 anëtarë të Kongresit, gjë që nuk është e vërtetë dhe është një sugjerim i keq”.

Zoti Kerry tha para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë se letra, e shkruar nga senatori nga Arkansa Tom Cotton, paralajmëron se presidenti i ardhshëm amerikan mund ta revokojë një marrëveshje bërthamore që mund të arrihet në të ardhmen me Iranin dhe se Kongresi mund t’i bëjë ndryshime marrëveshjes.

Shtetet e Bashkuara dhe pesë fuqi të tjera botërore po përpiqen të arrijnë një marrëveshje me Iranin për të reduktuar programin e tij të pasurimit në shkëmbim për heqjen e sanksioneve.

XS
SM
MD
LG