E hënë, 20 maj, 2013

Lajme

Fillon detyrën Sekretari i Shtetit John Kerry

x
Madhësia e gërmave - +
Sekretari i ri amerikan i Shtetit, John Kerry, filloi sot detyrën i pritur me brohoritje nga punonjësit e Departamentit të Shtetit. Në përshëndetjen e tij, ai vlerësoi ish Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.
 
Sekretari i ri i Shtetit, John Kerry, tha se e pret një punë e madhe pasi po zëvendëson në këtë post një figurë të kalibrit të zonjës Hillary Clinton. Zoti Kerri e bëri betimin të premten, duke zëvendësuar zonjën Klinton, kryediplomatja amerikane gjatë mandatit të parë të Presidentit Barack Obama.
 


Zoti Kerry, ish senator dhe ish kandidat për zgjedhjet presidenciale të 2004-s, u prit sot me brohoritje nga punonjësit e Departamentit të Shtetit.  
 
Një prej tyre mbante një parrullë ku lexohej "Mirëseerdhe John Kennedy".
 
Zoti Kerry pason në këtë post dy gra, Hillary Rodham Clinton dhe Condoleezza Rice. Në përshëndetjen e tij për punonjësit ai pyeti me shaka: "A mundet që një burrë të drejtojë Departamentin e Shtetit?"
 
John Kerry është bir i një diplomati dhe ka qenë kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Senatit për katër vjet. Ai foli mes të tjerash për periudhën e tij të rinisë në Gjermani dhe se si i kishte mësuar ato që ai i quajti virtyte të lirisë.
 
Zoti Kerry tha se ai dhe President Barack Obama kanë nevojë për ndihmë për të bërë Amerikën më të sigurt dhe botën më të begatë e më paqësore.
 
Ndërkohë, Sekretari i ri i Shtetit, bëri telefonatat e para për udhëheqësit e huaj si kryediplomat i Shteteve të Bashkuara.
 
Departamenti i Shtetit tha se zoti Kerri i telefonoi të shtunën Kryeministrit Benjamin Netaniahu dhe udhëheqësit palestinez Mahmud Abaz. Ai u tha dy udhëheqësve se është personalisht i angazhuar për paqen në Lindjen e Mesme.
 
Sekretari Kerri i telefonoi gjithashtu Kryeministrit të Japonisë, Fumio Kishida, dhe ministrit të Jashtëm të Koresë së Jugut, Kim Sung Huan.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Shtohet dhuna sektare në Irak

Makina bombë shpërthyen në zonat e banuara nga shiitët në kryeqytetin irakian dhe në Basra duke vrarë të paktën 31 persona dhe duke plagosur dhjetra të tjerë
Më tepër

Presidenti i Birmanisë, vizitë në SHBA

Presidenti Thien Sein e filloi vizitën e tij në Uashington, me pjesëmarrjen në një takim të hapur të Zërit të Amerikës
Më tepër

Vazhdojnë polemikat mbi skandalin tatimor

Ndihmësi i lartë i Presidentit Obama Dan Pfeiffer rithekson se administrata nuk ishte në dijeni të shkeljeve që vazhduan afro dy vjet
Më tepër

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive