E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Takim Kerry-Lavrov në Berlin

x
Madhësia e gërmave - +
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ndodhet sot në Berlin, në ndalesën e dytë të një turneu 11 ditor që do të përfshijë vizita edhe në Turqi dhe Lindjen e Mesme. Një prej takimeve të rëndësishme aty ishte ai i sotmi me homologun rus Sergei Lavrov. 

Vizita e Sekretarit Kerry në Berlin është e shkurtër, por e rëndësishme. Pas tensioneve të kohëve të fundit me Rusinë, bisedimet me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavros po ndiqen me interes.

Vdekja javën e kaluar e një fëmije rus të birësuar nga prindër amerikanë, i ka shtuar më tej tensionet në marrëdhëniet dypalëshe. Por Susan Stewart, e Institutit gjerman për Marrëdhëniet dhe Sigurinë Ndërkombëtare, beson se të dy palët do të arrijnë ta kapërcejnë këtë moment të pakëndshëm.
 
“Ekziston një ndjenjë anti-amerikanizmi në nivel lokal, por në nivel marrëdhëniesh amerikano-ruse, përsa i përket Rusisë, mendoj se ka një përpjekje për të mos e lejuar anti-amerikanizmin të ketë ndikim të madh në aspektet e politikës së jashtme të këtyre marrëdhënieve. Prandaj Rusia po ngre çështjen e birësimeve. Tërheq vëmendje, ka një lloj ndikimi, por nuk pritet të ketë ndikim të madh në çështjet kryesore të marrëdhënieve dypalëshe si mbrojtja nga raketat apo për çështjet që lidhen me vende si Afganistani, Irani, apo Siria”.
 
Olaf Boehnke i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme është i të njejtit mendim. Ai thotë se takimi Kerry-Lavrov do të çojë në krijimin e bazave për marrëdhëniet e ardhshme me Rusinë pas kapërcimit të çështjes së birësimeve, që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së shtypit në Rusi. 
 
“Çështja e birësimeve që ka tërhequr vëmendje kohët e fundit është kryesisht për konsum të brendshëm. Kjo ndjenjë anti-amerikanizmi që kemi parë që kur Vladimir Putin ri-erdhi si president, ka patur suskses për konsum të brendshëm”.
 

Përsa i përket Sirisë, vëzhguesit thonë se nuk duket të ketë ndonjë ndryshim në qëndrimin e të dy vendeve.
 
“Nuk mendoj se do të ketë ndonjë marrëveshje në këtë drejtim. Por do të ketë diskutime. Është një çështje e pambyllur, një çështje në të cilën Rusia është përfshirë, për shkak të interesave të saj dhe për faktin se ajo po diskutohet përmes OKB-së. Por nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim në qëndrimin e Rusisë”.

Pas vizitës në Berlin, Sekretari Kerry shkon në Paris për bisedime mbi marrëdhëniet dypalëshe amerikano-franceze dhe për çështje të tjera, si vendosja e qëndrueshmërisë në Mali, një shtet afrikan, që po përballet me një kryengritje islamike.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

"Betejë" në basketbollin amerikan

Një kthesë dramatike në lojën mes ekipit Heat të Majamit dhe Spurs të San Antonios, i dha fitoren Majamit
Më tepër

Fushata elektorale e Shkodrës

Listat e kandidatëve për deputetë kryesohet nga Kryetarja e Parlamentit, zonja Jozefina Topalli dhe profesoresha e njohur, Mimoza Hafizi.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive