Lidhje

Kerry mbi marrëveshjen e Trans-Paqësorit


Sekretari i Shtetit John Kerry tha sot se 12 vendet që po negociojnë për marrëveshjen tregëtare mbi Partneritetin e Trans-Paqësorit kanë shënuar përparim të rëndësishëm, por mbetet të diskutohen ende disa hollësi.

Zoti Kerry theksoi një numër synimesh të marrëveshjes në fjalimin e tij gjatë vizitës në Singapor, duke thënë se ajo nuk do të krijonte vetëm mundësira ekonomike për vendet e përfshira, por do të shërbente edhe si një tregues i mbështetjes për “qeverisjen e mirë, transparencën dhe marrjen mbi vete të përgjegjësisë.”

Negociatorët i kanë vazhduar bisedimet për vite me radhë dhe javën e kaluar ministrat e tregtisë nuk ranë dakord për një marrëveshje përfundimtare gjatë bisedimeve në Hauai.

Sekretari Kerry ndodhet në një turne në pesë vende të Lindjes së Mesme dhe të Azi-Paqësorit, ku nesër ai do të marrë pjesë në takimin e ASEAN-it në Malajzi dhe të enjten ai shkon në Vietnam. Në fillim të turneut të tij, zoti Kerry u takua me udhëheqës egjiptianë dhe të vendeve të Gjirit Persik në Katar.

XS
SM
MD
LG