Lidhje

Kievi: S'ka bisedime, para ndaljes së dhunës


Qeveria ukrainase thotë se nuk do të ketë bisedime për armëpushim me separatistët pro-rusë në lindje, deri kur separatistët të ulin armët.

Një deklaratë e nxjerrë sot nga Ministri i Mbrojtjes Valery Heletey shpreh besim të fortë se Kievi po avancon kundër separatistëve në kryengritjen tre mujore që ka lënë mbi 400 të vdekur.

Forcat separatiste rezistuan dje në Donetsk, duke ndërtuar barrikada dhe postblloqe në rrugët kryesore, ndërkohë që po tërhiqeshin nga qyteti i Slovianskut, që u mor të shtunën nga qeveria ukrainase.

Ndërkohë që forcat qeveritare përparojnë nga Sloviansku drejt Donetskut, tri ura që lidhin dy qytetet janë hedhur në erë.

Nuk është e qartë nëse separatistët i shkatërruan urat për të ngadalësuar ofensivën qeveritare, apo nëse shpërthimet u kryen nga forcat ukrainase për të penguar furnizimin e separatistëve me armë dhe artikuj të tjerë.

Zyrtarë të mbrojtjes ukrainase thanë se kanë në plan të vënë në zbatim një bllokadë të plotë të Donetskut dhe qytetit të Luhanskut që kontrollohet nga separatistët.

XS
SM
MD
LG