E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Bota

Masat kundër korrupsionit në Kinë

x
Madhësia e gërmave - +
Luftës së Kinës ndaj problemit të korrupsionit të shfrenuar, prej kohësh i ka munguar një mjet, që shumë besojnë se mund të ndihmojë në ndriçimin e rasteve të mit-marrjes: një kërkesë e qeverisë qendrore, që zyrtarët të deklarojnë pasuritë e tyre. Korrespondenti i Zërit të Amerikës William Ide njofton nga Pekini:
 
Përherë e më tepër, qytetarët kinezë duan të dinë më shumë për zyrtarët e tyre, si të ardhurat që ata kanë, sa shtëpi kanë familjarët e tyre dhe si i investojnë ata paratë.  Në të kaluarën ka patur përpjekje që të bëhen të njohura më shumë nga këto hollësi për publikun, por asnjëherë një qëndrim për tansparencë nga lart-poshtë për qeveritarët. Por kjo mund të jetë duke ndryshuar.  

Partia Komuniste e Kinës ka pranuar publikisht se lufta kundër korrupsionit është një përpjekje për jetë a vdekje dhe në javët e ardhshme pritet të fillojnë disa programe, përmes të cilave zyrtarët të deklarojnë pasuritë e tyre. Programet do të ngrihen në qytetin lindor Ningbo dhe në tre qytete të tjera në provincën e përparuar të Guangdongut. Ende po pëcaktohen hollësitë e këtyre programeve, por sipas njoftimit të mediave, programi në Ningbo do të zbatohet vetëm për zyrtarët e porsa emëruar.

Programet në Guangdong do t’u kërkojnë zyrtarëve të lartë të partisë dhe ata qeveritarë t’i raportojnë pasuritë e tyre, investimet dhe hollësitë e punësimit të bashkëshortëve dhe fëmijëve.

He Bing, zëvendës dekan në Fakultetin e Juridikut të Universitetit të Shkencave Politike të Kinës, thotë se ndryshe nga eksperimente në të kaluarën, kërkesa e publikut për transparencë tani është më e madhe dhe ndryshimi i udhëheqjes në Pekin po ndihmon në intensifikimin e përpjekjeve anti korrupsionit. 

Ai thotë se ndërsa programet në të kaluarën ishin më tepër si provë, programet e reja-pilot si ato të Guangdongut, janë më tepër një sinjal se po fillon diçka e re dhe se këto programe do të zgjerohen gradualisht.

Disa programe-provë që kanë filluar në Kinë, përfshijnë një në Xinjiang dhe në provincat e Hunanit dhe Zhejiangut. Ndërsa programet fillimisht i dhanë publikut më tepër informacion, rezultatet ishin të përzjera, thotë Allen Clayton-Greene, analist me përvojë për politikën kineze. Programi në Xinjang zgjati më pak se një vit dhe mori fund kur zyrtari anti-korrupsionit vdiq, thotë Clayton Greene. Ndërsa programi në Zhejiang Cixi vazhdon që prej vitit 2009.

“Ky program i kërkon njerëzve të bëjnë të njohura të ardhurat personale, makinat private dhe shtëpitë që ata kanë, si dhe ato që kanë fëmijët e tyre dhe familjarët e tjerë. Por një nga problemet e programit pilot, ishte se nuk pati asnjë ankesë nga publiku dhe në fakt u shpreh revoltim për faktin që publiku nuk kishte mundësi për të paraqitur ankesa për pasuritë e zyrtarëve”. 

Analistët thonë se mbetet për t’u parë se çfarë kategorie zyrtarësh do të përfshihen në eksperimentet e Ningbos dhe Guangdongut. 

Disa studjues anti-korrupsionit thonë se qeveria duhet të krijojë një program për amnestinë, për t’i stimuluar zyrtarët e korruptuar që të flasin hapur, duke u dhënë atyre garanci, se disa ndëshkime mund të lehtësohen.  

Ren Jianming, Drejtor i Qendrës Studimore Anti-korrupsionit dhe për Qeverisjen në Universitetin Tsinghua të Pekinit, thotë se një amnesti e tillë mund të ishte e ndryshme nga lëvizjet politike që partia ka filluar në të kaluarën për çrrënjosjen e korrupsionit.

Ai thotë se përpjekjet e kohëve të fundit për dhënien e amnestisë përfunduan duke ndëshkuar njerëzit e ndershëm dhe lejuan t’i shpëtonin ndërshkimit personat e pandershëm. Në fund të fundit, thotë ai, rezultatet ishin të kundërtat me ato që synoheshin.
          
Ndryshe nga fushatat e mëparshme që partia ka zbatuar në luftën kundër korrupsionit, analistët thonë se nëse përdoret sërish amnestia, ajo duhet të ketë baza ligjore. Disa analistë në Kinë thonë se amnestia mund të fillojë të zbatohet për aktet e korrupsionit para Kongresit të 18-të të Partisë në nëntor, duke përjashtuar shkeljet e mëdha të ligjit.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
28.01.2013 08:33
Kupola politike e PKK ka gllaberuar pasurite kombetare ne mesen 80% kjo eshte thike me dy presje se pari u zbatua teoria e Ten Hsia Pinit ne reformat ekonomise tregut kapitalist udheheqjes komuniste duhet ti jepeshin te gjithe asetet ekonomike te Kines per ti administruar privatisht ,se dyti do te kemi nje lufte civile sepse jane mbi 700 milion kineze te varfer pra jane 50 me 50 kjo do te beje nje shperthim te luftes civile ne Kine..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive