Lidhje

Presidenti kinez Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë


Presidenti kinez Xi Jinping dhe Presidenti amerikan Barak Obama do të vazhdojnë sot bisedimet ku pritet të diskutohen sulmet kibernetike, politikat ekonomike të Kinës dhe mosmarrëveshjet territoriale në ujërat e Detit të Kinës së Jugut.

Presidenti Xi u prit sot paradite me nderimet më të larta shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë një përshëndetje me 21 të shtëna armësh, para se një takimi zyrtar dhe më pas një konference të përbashkët për shtyp.

Në mbrëmje ai është i ftuar për një darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti kinez mbërriti në kryeqytetin amerikan nga qyteti Seattle ku zhvilloi takime me udhëheqës të kompanive amerikane dhe u përpoq t’i bindë ata se po punon për të krijuar një klimë më të favorshme për investime të huaja në vendin e tij.

Mbrëmë, pas mbërritjes në Uashington, Presidenti Obama e ftoi presidentin kinez në një darkë pune, ku, sipas ndihmësve të zotit Obama dy udhëheqësit filluan të rrahin çështje ku dy vendet hasin divergjenca.

XS
SM
MD
LG