Lidhje

Kina dërgon sondë drejt Hënës


Kina nisi një sondë në hapësirë që për herë të parë në programin e këtij vendi do të fluturojë rreth Hënës dhe do të kthehet në Tokë.

Sonda u nis të premten nga qendra satelitore Xichang në provincën jugperendimore Sichuan.

Programi tetë-ditor kërkon të testojë teknologjinë që do të përdoret në një mision të planifikuar në vitin 2017 që synon të mbledhë mostra nga sipërfaqja e Hënës.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua tha se misioni i fundit “do të marr të dhëna eksperimentale dhe do të provojë teknologjitë e rihyrjes."

Kina ka nisur dy sonda në orbitën rreth hënës. Vitin e kaluar, ajo uli një sondë në sifërfaqen hënore. Asnjë nga misionet nuk ishte hartuar të rikthehej në Tokë.

Pekini shpreson se një ditë do të pasojë Shtetet e Bashkuara për t’u bërë vendi i dytë në botë që dërgon njerëz në Hënë.

XS
SM
MD
LG