Lidhje

Marrëveshje Kinë-Venezuelë


Kina dhe Venezuela ranë dakord të intensifikojnë marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa media shtetërore e Pekinit po e quan këtë marrëveshje një “sukses të madh” të udhëtimit njëjavor të Presidentit Xi Jinping në Amerikën Latine.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua thotë se zoti Xi dhe Presidenti venezuelian Nicolas Maduro ranë dakord në Caracas për të krijuar një “partneritet strategjik gjithëpërfshirës” mes vendeve të tyre.

Dy udhëheqësit nënshkruan gjithashtu disa marrëveshje për naftën dhe minerale, përfshirë 4 miliardë dollarë për një fond të përbashkët zhvillimi dhe afro 700 milionë për eksplorime të rezervave venezueliane të arit dhe bakrit.

XS
SM
MD
LG