Lidhje

Përplasje KLD-Ministri e Drejtësisë


Pas vendimit për të rrëzuar shkarkimin e gjyqtarëve të denoncuar për fshehje të pasurisë, ministri Nasip Naco reagoi me tone të ashpra. Kundërpërgjigjet KLD: “Sulme politike”

Në Shqipëri vazhdon përplasja e fortë mes qeverisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pas vendimit të djeshëm të KLD-së, për të mos shkarkuar disa gjyqtarë të denoncuar për fshehje të pasurisë, Ministri i Drejtësisë Nasip Naco deklaroi sot se sistemi i drejtësisë është kthyer në një rrjet ku gjyqtarët mbrojnë njëri tjetrin. Zoti Naco tha se do të kërkonte ndërhyrjen e parlamentit për dy anëtarë të Këshillit të zgjedhur prej tij. Përmes një deklarata KLD-ja foli për përpjekje nga ana e qeverisë për ta kontrolluar këtë institucion politikisht.

Ministri Naco per vendimin e KLD
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:51 0:00

Propozimet e ministrit të Drejtësisë Nasip Naco, për shkarkimin e katër gjykatësve, tre prej të cilëve të denoncuar nga Inspektoriati i Verifikimit të pasurisë për deklarime fallso, u rrëzuan dje në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, me një votim thuajse unanim. Mes tyre ishte edhe vetë anëtari i KLD-së dhe gjykatësi i Apelit Gjin Gjoni, për rastin e të cilit ka nisur edhe një hetim i Prokurorisë.

Zoti Naco reagoi sot ashpër KLD-n, e cila sipas tij, “me vendimarrjen e djeshme kishte vulosur qëndrimin e vet në kundërshtim me interesat e publikut për një sistem Drejtësie të drejtë dhe funksional”. Sipas ministrit “Shfajësimi që ky këshill i dha gjyqtarëve që skandalizuan mbarë opinionin përmes deklarimit të pasurive të tyre, të pajustifikuar, marramendëse me miliona euro, është fakti më i fortë se sistemi i drejtësisë është kthyer në një rrjet ku gjyqtarët mbrojnë njëri tjetrin në kundërshtim të plotë më ligjin dhe interesat e publikit

Përmes një deklarate, Këshilli i Lartë i Drejtësisë reagoi ndaj komenteve të ministrit Naco “cili nuk arriti dot të provonte faktet e pretenduara ndaj gjyqtarëve në procedim disiplinor si dhe përmbushjen e kushteve ligjore për shkarkimin e tyre nga detyra. Ministri gënjeu publikisht për rrethanat dhe faktet e cështjeve të trajtuara dje në Këshill. Ministri gënjeu publikisht kur tha se kishte paraqitur prova për fajësinë e gjyqtarëve në seancën e djeshme të KLD. Ministri gënjeu publikisht kur tha se nuk ka transparencë në KLD pasi nuk mbahen procesverbalet e mbledhjeve”, u shpreh zëdhënësi i KLD-së Elis Kuci.

Por zoti Naco tha se gjatë seancës së djeshme një prej gjyqtarëve kishte pranuar se kishte marrë dhjetra mijëra euro dhuratë nga një biznesmen, ndërsa solli me pas shembullin edhe të një inspektori të KLD, i denoncuar po nga vetë KLD-ja, i cili, sic tregoi ministri, kishte deklaruar afër 250 mijë dollarë dhuratë, e megjithatë po KLD-ja refuzoi shkarkimin e tij tha zoti Naco.

Sipas ministrit, është e pamundur që qeveria të bashkpunojë me Këshillin. Ai njoftoi se do të kërkojë qëndrimin e parlamentit ndaj të patën dy anëtarëve të KLD të zgjedhur prej tij: “U takon deputetve të zgjedhur nga vota e popullit që të shprehen se cfarë do të bëjnë me anëtarët që i përfaqësojnë në KLD-së, do të mbyllin sytë para cdo veprimi skandaloz të radhës, duke mbajtur edhe ata turpin e KLdD-së apo vetë sisitemit, apo do të ndahen përfundimisht nga kjo vendimmarrje skandaloze dhe do të kontribuojnë për një sistem të drejtë Drejtësie”

KLD-ja nga ana tjetër, u shpreh se gjithshka po ndodh është “hapi i radhës në skenarin e parapërgatitur për kontrollin politik të sistemit gjyqësor në Shqipëri”. Sipas saj “e gjithë kjo fushatë denigrimi ndaj institucionit kushtetues të KLD, e mirëllogaritur dhe e nisur prej kohësh, është një farsë tragjikomike e cila fsheh në vetvete qëllimin për të kontrolluar politikisht cdo institucion dhe cdo individ që ka sot një detyrë publike. KLD i bën thirrje qeverisë të ndalojë sulmet politike publike dhe të lejojë gjyqësorin të zhvillojë i pandikuar proceset gjyqësore ndaj eksponentëve politikë të mazhorancës”.

Përplasjet mes KLD-së dhe ministrisë së Drejtësisë janë të shpeshta. Ato pritet të thellohen edhe më tej, ndërsa parlamenti duhet të diskutojë mbi disa ndryshime në ligjin për Këshillin e Drejtësisë dhe shumica ka paralajmëruar një reformë të thellë të sistemit.

XS
SM
MD
LG