E premte, 29 gusht, 2014

Lajme / Mjedisi

Pyjet zbusin efektet e ngrohjes globale

 Drought triggered this forest die-off in Argentina in 2004. Photo credit: Thomas Kitzberger Drought triggered this forest die-off in Argentina in 2004. Photo credit: Thomas Kitzberger
x
 Drought triggered this forest die-off in Argentina in 2004. Photo credit: Thomas Kitzberger
Drought triggered this forest die-off in Argentina in 2004. Photo credit: Thomas Kitzberger
Konferenca e ardhshme e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës fillon më 26 nëntor në Doha  të Katarit. Edhe këtë radhë negociatorët do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje të gjerë për temperaturat globale në rritje. Shpyllëzimi pritet të jetë një nga temat. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Joe de Capua njofton:
                                                       
Ky është takimi i 18-ë i Kuvendit për Kornizën e OKB-së për Ndryshimin e Klimës. Deri tani 195 vende e kanë nënshkruar traktatin, por një marrëveshje përfundimtare për të frenuar ngrohjen e planetit nuk është materializuar.

Në vitin 1997, palët miratuan Protokollin e Kiotos që kishte si synim t’u vinte detyrime vendeve për të ulur në një nivel të caktuar sasinë e gazit të çliruar.  Angazhimi fillestar i protokollit parashikonte që kjo periudhë të përfundonte këtë vit. Por vitin e kaluar, negociatorët ranë dakord ta zgjatnin me pesë ose tetë vjet. Kjo akoma nuk është vendosur.

Para takimit të javës së ardhshme, 60 ekspertë të Bashkimit Ndërkombëtar të Studimit të Organizatës së Pyjeve kanë nxjerrë një raport të ri për uljen e çlirimit të gazeve. Në raport thuhet se “marrëdhëniet mes biodiversitetit, karbonit, pyjeve dhe njerëzve janë të ndërlikuara dhe të ndërvarura”. 

Po ashtu, shton raporti, “pakësimi i ritmit të shpyllëzimit dhe degradimit të pyjeve do të ndihmojë në frenimin e ngrohjes globale dhe ruajtjen e biodiversitetit”. Një nga autorët është John Parrotta, kreu i Komisionit të Ekspertëve për Biodiversitetin në Pyje. Ai thotë se ruajtja  e pyjeve është jetike për zbutjen e efekteve të ndryshimit të klimës.

“Ato mund të thithin dioksidin e karbonit nga atmosfera. Dioksidi i karbonit dhe gaze të tjera që krijojnë efektin serrë  kontribuojnë në ndryshimin e klimës. Ato ose mund t’i thithin, nëse rriten dhe zgjerohen, ose zonat pyjore mund të jenë burim dioksidi karboni  dhe ta rëndojnë ndryshimin klimatik nëse siç po shohim në shumë pjesë të botës, pyjet zhduken, spastrohen ose prishen. Kështu pyjet janë në të vërtetë një pjesë shumë e rëndësishme në ndryshimimin e klimës".

Zoti Parrotta, shkencëtar me peshë në Shërbimin amerikan të Pyjeve, ka ndjekur ritmin e shpyllëzimit në gjithë botën.

“Ritmi i pakësimit të pyjeve në fakt po ngadalësohet, megjithatë në përgjithësi ka një humbje të sasisë së tokave pyjore në shkallë globale”.

Ekziston edhe dukuria e degradimit të pyjeve. Kjo nuk do të thotë humbje e sipërfaqes së tokës pyjore, megjithatë është rënie e cilësisë së ekosistemeve të pyjeve, përfshirë terrenin, bimësinë dhe botën e gjallë. Kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë tek ata njerëz, të cilët varen nga pyjet.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se popullsia e botës do të arrijë në 9 milardë deri në vitin 2050, duke rritur jashtëzakonisht kërkesën për ushqime. Si rezultat, shpyllëzimi do të përhapet, pasi më shumë drurë do të priten për t’i hapur rrugë bujqësisë. Raporti rekomandon praktika më të zgjuara bujqësore për të rritur rendimentin në tokat bujqësore ekzistuese.

Kur uragani Sandy goditi pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara, u rihapën debatet për efektet e ngrohjes globale. Kombet e Bashkuara kanë propozuar një mekanizëm për të mbrojtur pyjet dhe lehtësuar ndryshimet klimatike. OKB-ja thotë se ky mekanizëm mbështetet tek ekspertiza teknike e Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë, Programi i OKB-së për Zhvillimin dhe ai i Ambjentit. Një nga objektivat është që banorët vendas të zonave pyjore dhe komunitetet që varen nga këto toka të përfshihen në hartimin e politikave.
 
Raporti thotë se kritikët paralajmërojnë për një mungesë qartësie përsa u takon fondeve, si edhe “rreziqe mjedisore dhe sociale si edhe pabarazi të mundshme në disa aspekte të programit”. Zoti Parrotta thotë se ndërsa shpyllëzimi ka qenë në programin e ndryshimit të klimës, tani ka ardhur koha për veprim.

“Sa më shpejt aq më mire. Sa më shumë të rritet prirja e niveleve të dioksidit të karbonit në atmosferë dhe kushtet në pyje të vazhdojnë të keqësohen, aq më e vështirë do të jetë të zmbrapsen këto prirje”.

Konferenca për Ndryshimet Klimatike mbahet në Doha nga 26 nëntori deri më 7 dhjetor.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
28.08.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Obama: Uashingtoni, në bashkëpunim me aleatët evropianë për Ukrainën

Presidenti amerikan përjashtoi mundësinë e ndërhyrjes së armatosur për çrrënjosjen e dhunës së mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore
Më tepër

Ebola, javën e ardhshme vihet në provë vaksina

Instituti Kombëtar Amerikan për Shëndetin, NIH, thotë se do të vihet në provë tek njerëzit një vaksinë eksperimentale për Ebolën.
Më tepër

SHBA, emigrantët nga Amerika Qendrore

Dhjetra mijëra banorë të Amerikës Qendrore, që kanë kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit të kaluar, janë larguar nga vendet e tyre për t’i shpëtuar varfërisë dhe dhunës
Më tepër

Paqeruajtësit e OKB-së kapen në kufirin sirian

Një grup i armatosur ka kapur 43 anëtarë të personelit të Kombeve të Bashkuara
Më tepër

Nën pranga kryeplaku i fshatit Bruçaj të Dukagjinit

Ky është personi i pestë që arrestohet në kuadër të operacionit antikanabis "Dukagjini"
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
08.08.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Malmo supporters hold flares as they celebrate after winning their Champions League playoff second leg soccer match against Salzburg in Malmo, Sweden, Aug. 27, 2014.
  • A swarm of locusts invades the center of Madagascar capital Antananarivo.
  • Police temporarily block demonstrators from walking across a bridge that leads to the capital during a strike on the outskirts of Buenos Aires, Argentina. Opposition labor unions are demanding more jobs, better salaries and tax cuts with protests and a 36-hour strike that started on Aug. 27, 2014.
  • The Tungurahua volcano blows steam and ash, seen from Guadalupe, Ecuador
  • A patient surnamed Hu goes through a medical check before a surgery at a hospital in Xi'an, Shaanxi province, China, Aug. 27, 2104. The hospital is preparing to place a titanium mesh produced by a 3D printer into Hu's head to help him rebuild the shape of his head. Hu was injured after he fell from the third floor of a building, according to local media.
  • An aerial view of the Burning Man 2014 "Caravansary" arts and music festival in the Black Rock Desert of Nevada, USA, Aug. 27, 2014.
  • A goat named 'Barney' from Vauxhall City Farm, walks through a ticket barrier with morning commuters at Vauxhall Underground Station in London, during a photocall to launch Transport for London's first 'above ground map' of the Victoria line, in a bid to encourage people to explore more of the city.
  • Soldiers of the Indian Central Reserve Police Force (CRPF) display their skills during a passing out parade on the outskirts of Srinagar.
  • One-month-old triplet panda cubs receive a body check at the Chimelong Safari Park in Guangzhou in south China's Guangdong province.
  • Thirty-one stunt riders balance on a motorcycle during dress rehearsals for the upcoming Independence Day celebrations in Kuala Lumpur.
  • Performers dance during the closing ceremony of the 2014 Nanjing Youth Olympic Games in Nanjing, Jiangsu province, China.

Interaktive