E shtunë, 18 maj, 2013

Lajme / SHBA

Xhon Kerri fillon detyrën e Sekretarit të Shtetit

x
Madhësia e gërmave - +
Xhon Kerri është Sekretari i ri amerikan i Shtetit, i cili zëvendëson ish zonjën e parë, Hillari Klinton, si Kryediplomati amerikan.

Sekretari Kerri bëri betimin dje në një ceremoni private në prani të anëtares së Gjykatës së Lartë, Elena Kagan. Ai zëvendëson ish kolegen e tij në Senat, Hillari Klinton, e cila u largua dje nga departamenti, pas katër vjetësh në detyrë dhe pasi kishte vizituar 112 vende, si Sekretarja e parë e Shtetit gjatë mandatit të parë të Presidentit Barak Obama.

Ajo u përcoll dje me shumë ngrohtësi nga personeli diplomatik i Departamentit të Shtetit. Pas ceremonisë së betimit, zoti Kerri i tha gazetarëve se ndjehet i nderuar të shërbejë në postin e Sekretarit të Shtetit dhe se pret me padurim të fillojë nga puna të hënën. Ai u konfirmua për postin e Sekretarit të Shtetit në një senacë të Senatit, me shumicë dërrmuese votash nga kolegët e tij që prej shumë vitesh. Xhon Kerri është sekretari i 68-të amerikan i Shtetit, që kur presidenti Xhorxh Uashington emëroi Tomas Xhefersonin në këtë post në vitin 1789.

Zonja Klinton tha se ishte krenare për punën e bërë për të ngritur nivelin e diplomacisë dhe zhvillimit, si dhe për të kuptuar sfidat dhe kërcënimet që ndeshin Shtetet e Bashkuara.
 
"E di se bota që ne po përpiqemi të ndihmojnë të ecë me ritmin e shekullit të 21 do të ketë shumë ditë të vështira. Por unë jam më optimiste sot se sa kur erdha këtu katër vjet më parë, sepse kam parë dita ditës kontributin e diplomatëve tanë dhe ekspertëve të zhvillimit”.

 
Kur zoti Kerri të fillojë punën të hënën, tha zonja Klinton, ajo pret që personeli i Departamentit të Shtetit të tregojë atë përqendrim dhe dedikim me të cilin e mbështeti atë gjatë katër vjetëve të fundit.
 
Xhon Kerri është sekretari i 68të amerikan i Shtetit që kur presidenti Xhorxh Uashington emëroi Tomas Xhefersonin në këtë post në vitin 1789.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Flamur Collaku nga: Tirane, Shqiperi
02.02.2013 23:43
Urime z. Kerri ne nje detyre fisnike per boten dhe vendin tim. Mendoj se nuk do te lejojne qe vendi im te ripushtohet nga bllokmenet e rinj komunist. Keto presin qe ta pushtojne dhe njehere qe ta xhvasin si hienat ne kerme. Amerika eshte faktori kryesore per ta ruajtur vendin tim nga ky rrezik real, i frikshem dhe qe te ngjall ankth. Shqiptaret jane miq te Amerikes. Kjo eshte e provuar. Komunistet ne Shqiperi e kudo nuk e duan kete vend demokratik sepse demokracia i verbon komunistet qe sot kane krijuar bllokun e ri. Do te jete fatkeqesi po lane vendin ne dore te nje bllokmeni si drejtuesi aktal i PS. Do ju duhen energji te medha per ta zbritur nga froni sepse ai do te mundohet te shkateroje demokracine ne emer te rilindjes. Zoti na ruajt nga kjo e keqe e madhe.
Te madhes znj. Klinton i urojme shendet dhe pune te mbare kudo.
Zoti i bekofte si z. Kerri ashtu dhe znj. Klinton.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Video Intervistë me Z. Gjekë Gjonlekaj

Ish gazetari i Zërit të Amerikës kujton punën e redaksisë për disa nga transformimet më të rëndësishme politike dhe shoqërore
Më tepër

Sindikatat protestojnë në Romë

Mijëra punëtorë protestuan sot kundër qeverisë së re italiane, duke bërë thirrje për reforma urgjente të ligjeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive