E shtunë, 18 maj, 2013

Lajme / SHBA

Trashëgimia e sekretares Clinton

x
Madhësia e gërmave - +
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton që dorëzoi detyrën më 1 shkurt 2013 është konsideruar shpesh nga publiku si gruaja më e admiruar në botë, sipas anketave të orgabizatave si Gallup. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns i hedh një vështrim trashëgimisë së saj në drejtim të politikës së jashtme dhe nëse ajo do të kandidojë për postin e presidentit në vitin 2016.
 
Hillary Clinton largohet nga Departamenti i Shtetit si gruaja më e admiruar në botë, pasi punoi për të ndërtuar marrëdhëniet e dëmtuara nga luftrat në Afganistan dhe Irak, duke e përqendruar vëmendjen njëkohësisht tek interesat amerikane në Azi Paqësor.  Por ajo thotë se çështja e jetës së saj është forcimi i pozitës së gruas.

 “Është absurde të përpiqesh të ngresh një ekonomi të fortë ose demokraci të qëndrueshme, ndërsa e trajton gjysmën e popullsisë si qytetarë të dorës së dytë, ose në rastet më të këqia si një specie tjetër. Por në shumë vende ndodh pikërisht kështu. Ato kanë pak ose asnjë të drejtë politike. Ato bëhen objekt dhune të tmerrshme. Shëndeti, madje dhe jeta e tyre rrezikohen”.
         
Zëvendësdrejtorja e zyrës së Human Rights Watch për Washingtonin, Sarah Margon 

"Prirja e saj, madje këmbëngulja e saj për t’u takuar me grupe të shoqërisë civile, është një tregues i vërtetë se politika e jashtme nuk ka të bëjë më vetëm me marrëdhëniet ndërqeveritare, por me angazhimin e të gjitha llojeve të grupeve”.
         
Analistja e Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Jennifer Cooke thotë se në Afrikën nënsahariane, zonja Clinton inkurajoi marrjen e përgjegjësisë për abuzimin ndaj grave në Republikën Demokratike të Kongos.

“Ajo lë një trashëgimi të fortë diplomatike, qoftë në Kenia, në Bregun e Fildishtë,  në Senegal apo me trajtimin e këtyre çështjeve të mëdha në Republikën Demokratike të Kongos”.
         
Por ka edhe nga ata që e kanë kritikuar zonjën Clinton. Në rastin e Sirisë, ajo është kritikuar se nuk ka bërë sa ç’duhet për të ndihmuar kundërshtarët e Presidentit Bashar al-Assad. Ajo gjithashtu është kritikuar për dështimet e sigurisë në Libi, në misionin amerikan në Bengazi ku katër amerikanë u vranë në një sulm terrorist në shtator.

“Sigurisht, humbja e jetës së katër amerikanëve në Bengazi ishte diçka që më dëshpëron thellë dhe unë po punoj me të gjitha forcat që ta parandalojmë përsëritjen e një gjëje të tillë. Kur bën një punë të tillë, e kupton që nuk mund të kontrollosh gjithçka”.
         
Posti si Sekretare shteti, do ta ndihmojë zonjën Clinton nëse ajo kandidon për

“Sigurisht si ekspertë të politikës së jashtme këtu në Washington ne analizojnë çdo aspekt, por shumica e amerikanëve do të shohin rezymenë e saj, që është e shkëlqyer. Prandaj kjo sigurisht do ta ndihmojë zonjën Clinton në vitin 2016”.
         
Pas humbjes në garën paraprake të vitit 2008, zonja Clinton thotë se nuk po mendon për një garë tjetër.

“Më takon mua t’i marr vendimet për të ardhmen time. Tani për tani unë nuk e kam një gjë të tillë ndër mend, por unë do të bëj të gjitha përpjekjet që gratë të konkurrojnë në të gjitha nivelet, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por në gjithë botën”.
         
Zonja Clinton thotë me shaka se gjëja e parë që do të bëjë sapo të lërë Washingtonin, është të marrë veten nga 20 vjet me gjumë të pamjaftueshëm.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
02.02.2013 09:50
Zonja nderuar Hillary Clinton,bashke me ish Presidientin Bill,do jetojne shume gjate ne mendjen e zemren e cdo shqiptari kudo jeton e punon.!
Iu urojme jete te gjate e te fryteshme,ne te mire te gjithe njerezimit.!
Lavdi tokes qe i lindi,rriti e i edukoje,per interesa te popullit te tyre por edhe te popujve te mbare botes. Respekt te vecante,Ahmeti


nga: Petrit
01.02.2013 23:31
Zonjes Hillari Klinton i uroj shendet dhe suksese te metejshme ne jete dhe famijes Klinton nje jete te gjate dhe shume te lumtur.


nga: Anonim
01.02.2013 14:21
ZONJA HILLARI KLINTON ESHTE ME E DASHURA NGA GJITHE BOTA DHE VECANRISHT PER SHQIPETARET..ZOTI E BEKOFTE CIFTIN KLINTON DHE VAJZEN E TYRE..URIME...

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Ethet e lotarisë përfshijnë Amerikën

Sot tërhiqen numrat e lotarisë me shumën 600 milionë dollarë
Më tepër

Dempsey: Raketat ruse po forcojnë Asadin

Shefi i Shtatmadhorisë kritikoi shitjen e raketave nga Rusia në Siri
Më tepër

Devon Allman, karriera dhe marrëdhënia me të atin, Gregg

Devon Allman është bir i muzikantit të famshëm të rrymës blues-rock Gregg Allman dhe një prej artistëve më të impenjuar të ditëve të sotme
Më tepër

Dita ndërkombëtare kundër homofobisë

Komuniteti LGBT shënoi këtë ditë me një konferencë, e para e këtij lloji, ku u tha se ky komunitet ende është i detyruar të jetojë në hije
Më tepër

Drejtori në largim i IRS, janë bërë “gabime të pamenduara”

Steven Miller i tha një paneli të Kongresit se “politizimi apo madje edhe perceptimi për politizim partiak, nuk kanë vend” në agjencinë që ai ka drejtuar
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive